Ja fletet e votimi qe do te votohet ne Tirane

TIRAN- Fleta e votimit per te zgjedhur keshillin bashkiak te Tiranes do te jete sa nje faqe gazete dhe ne te do te ndodhen 36 parti. Fleta per te zgjedhur kryetarin e Bashkise do te jete me e vogel dhe ne te do te ndodhen tre emra Edi Rama Hysni Milloshi Lulzim Basha. Shekulli ka arritur te siguroje nje kopje te dy fleteve te votimit qe do te perdoren me 8 maj ne Tirane.
Kandidati i koalicionit te majte Aleanca per te Ardhmen Edi Rama do te jete i pari ne fleten e votimit. Ne krahun e majte te fletes jane shenuar kandidatet ndersa poshte tyre forcat politike te cilat jane anetare te koalicionit. Poshte emrit te liderit te opozites jane shenuar 23 siglat e partive qe bejne pjese ne koalicionin e majte. Kandidati demokrat Lulezim Basha eshte i treti ne fleten e votimit.
Fleta e votimit per kandidatet do te jete e formatit A4 ndersa ajo per kandidatet per keshillin do te jete me e madhe e formatit A3. Per keshillin e Tiranes jane regjistruar 36 subjekte zgjedhore. Partia Socialiste do te kete perseri te njejtin numer si ne zgjedhjet e pergjithshme te 2009 pikerisht numrin 33.
Koalicioni i majte eshte vendosur ne bllokun e dyte te partive politike te regjistruara. Per shkak te shtimit te partive me te cilat eshte ne koalicion Partia Demokratike do te kete numrin 13. Lista e partive politike per Keshillin per Tiranen fillon me Aleancen Demokratike dhe mbyllet me Partine Komuniste e Shqiperise e cila do te kete numrin 36.