E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qytetari jo spektakli

Presidenti i Republikes apeloi dje partite politike dhe kandidatet e tyre per pushtetare vendore qe te permbanin veten dhe premtimet e tyre per te mos riperseritur edhe per zgjedhjet e 8 majit fushaten e mashtrimeve zgjedhore ne kembim te mandatit dhe te shkojne kokulur para zgjedhesve per ato 1001 pune te pabera ne mandatin e kaluar 4-vjecar.

Apeli i presidentit pervec recetes moralizuese shume te perdorshme nga kreu i shtetit eshte shumatore e opinioni te pergjithshem publik dhe qytetar se politika si rendom ka qene amorale eshte tallur me zgjedhesit si ne zgjedhje parlamentare apo ato vendore duke hapur thesin e premtimeve dhe te genjeshtrave me projekte fantashkence per te cilat te lodh vetem mendimi jo me realizimi.

Stili i fushates se perdorur per te zbuluar gropat e kundershtarit dhe nga ana tjeter dizajnimi i nje realiteti roze nga pushtetaret qe rikerkojne mandate asnje te mire nuk u sjell shqiptareve qe presin mireqeverisje ne pushtetin vendor dhe nje model qeverisjeje qe nuk ua ka sjelle pushteti qendror.

Nese sot ne Tirane kandidati i PD-se zbulon gropat rruget e pashtruara problemet me ujesjelles-kanalizimet mungesen e ambienteve te gjelbra dhe ato rekreative kjo do te thote se ka shume probleme me te cilat perballen banoret e kryeqytetit. Por nese keto i zbulon kandidati Basha i qeverise Berisha kjo akuzon pikesepari partine ne pushtet.


Prej ardhjes ne qeveri PD-ja ka harxhuar shume energji fonde te taksapaguesve shqiptare dhe ka vonuar me disa vite zhvillimin e Tiranes sepse misioni i saj ka qene sabotimi i punes se bashkise se drejtuar nga Edi Rama duke harruar se haracin e luftes politike e ka paguar banori i Tiranes te cilit nuk i jane permiresuar kushtet e jetes dhe te banimit. PD-ja perpara se te dale si gjithnje ne fushate kunder Edi Rames duhet te tregoje me fakte se cfare i ofron kryeqytetit pervec modelit neverites se barakopolit te viteve 90 qe la nga qendra ne periferi te Tiranes per cmontimin e te cilit u harxhua aq shume per ta rikthyer ne gjendjen e sotme.


Por eshte nje e vertete tjeter Kjo nuk eshte Tirana 2011 qe kishte menduar qytetari i Tiranes i cili kishte votuar per here te pare Edi Ramen ne tetor 2000 ne 2003 2007 dhe tashme ne 2011-en. Tirana ka humbur liderin e dikurshem qe dilte vete ne krye te cdo aksioni per te shkallmuar mendesine talebane te qeverisjes qendrore dhe bashkepunimit te agjencive shteterore per te miren e zhvillimit te qytetit te te gjithe shqiptareve.


Nje televizion afer kandidatit te qeverise prej disa ditesh jep kronika se si rruget e rindertuara te Tiranes jane sabotuar nga qindra shtylla te tensionit te ulet qe kane mbetur ne mes te rruges duke u bere rreziku i perhershem i shofereve dhe kalimtareve. Askush nuk e ka penguar Edi Ramen qe serish te rrembente ate sepaten bishtgjate emblematike si gati tete vite me pare per tia prere rrenjet rrumpalles nderinstitucionale sigurisht te qellimshme dhe te yshtur nga prapaskena politike.


Askush ia ka zene Rames rrugen per te shkuar tej e tej kryeqytetit aty ku infrastruktura rrugore ka degraduar ku plehrat po mbysin jeten e banoreve ku abuzivizmi dhe mentaliteti tribal ka bllokuar rruge trotuare parkime publike apo mjedise clodhese.
shte e vertete se qeverisja qendrore ka pasur arme ne dore bllokimin e buxheteve te bashkise nga keshilli bashkiak por eshte e verteta tjeter se PS-ja nuk iu eshte kundervene energjikisht kesaj praktike shkaterruese per kryeqytetin duke e bere kale beteje miratimin e buxheteve vendore por e ka lene ate ne doren e keshilltareve te papergjegjshem te te djathtes dhe te anemikeve te te majtes thua se asgje nuk kishte ndodhur.


Askund as ne Tirane Fier Korce apo Patos ku kane drejtuar bashkiaket e majte nuk eshte nxitur nje proteste popullore nje reagim per te ti thene mjaft politikave bllokuese te pushtetit qendror ku viktime eshte qytetari dhe qytetaret e tij. Dhe nuk eshte marre seriozisht kjo nisme qe shkon vertet pertej se majtes dhe te djathtes ndryshe Edi Rama do te mblidhte homologet e vet ne bashkite e majta sic beri disa here kur qeveria e Berishes tentoi tu shkurtonte buxhetet apo kur parate e korrupsionit te kasave fiskale donte ti paguante me parate e pushtetit vendor.

Sot gati nje muaj nga dita e zgjedhjeve partite politike kane plot nje muaj kohe qe ti therrasin mendjes. Ato te qeverise qendrore per te mos e shtrire kabullin e talljes me mireqeverisjen edhe ne pushtetin vendor dhe ato te opozites per te siguruar zgjedhesit se ne mandatin tjeter do te vene pikesepari interesat e komunitetit pastaj ato te luftes politike. Ndryshe ky eshte dhe mbetet spektakli i radhes ku aktoret luajne te njejtin rol dhe kane harruar qytetarin.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›