E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ja formacioni dhe lojtari i vitit në Premierligë

Ylli i Tottenhamit, Gareth Bale është shpallur lojtari më i mirë i vitit në Premierligë. Ylli uellsian e ka mposhtur në garë të ngushtë Luis Suarezin dhe Robin Van Persien për tu shpallur lojtari i vitit.

Jo vetëm kaq, Bale është shpallur edhe lojtari më i mirë i vitit i ri në Premierligë. Bale bëhet lojtari i tretë në historinë e Premierligës që fiton të dy çmimet pas Cristiano Ronaldos me Manchester United si dhe Andy Gray.

Bale sigurisht që është edhe në formacionin e vitit në Premierligë. Formacioni më i mirë i vitit është ky:

De Gea, Zabaleta, Ferdinand, Vertonghen, Baines, Hazard, Carrick, Bale, Mata, Van Persie dhe Suarez./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›