Super Pazzini e rikthen Milanin në vendin e tretë

Ndeshja më e bukur e kësaj jave në Serie A padyshim që ishte takimi mes Milanit dhe Catanias. Milani ka arritur fitore të mundimshme me Cataniën duke qenë dy herë në disavantazh.
Catania kaloj në epërsi në minutën e 30 me golin e Legrotalies. Barazoj Flamini në minutën e fundit të pjesës së parë. Catania kërcënoj Milanin edhe njëherë kur Bergesio realizoj për 1 me 2 në minutën e 65.
Pazzini u bë hero i Milanit pasi që shënoj dy gola të shpejtë në minutat 74 dhe 77. Rezultatin përfundimtar e vendosi Balotelli nga penalltia në sekondat e fundit të ndeshjes.
Me këtë fitore Milani rikthehet në pozitën e tretë me një pikë më shumë se Fiorentinë që është në pozitën e katërt./Indeksonline/