“Ja kur nje biznes quhet i falimentuar”
Qeveria miratoi dje disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin “Per falimentimin”, duke parashikuar qarte edhe rastet kur nje shoqeri tregtare quhet e falimentuar. Keshtu, sipas ndryshimeve te reja te bera ne ligj, theksohet se keto kompani konsiderohen si te tilla ne rastin kur kane paaftesi paguese prej nje periudhe 2-vjecare. “Ministria e Financave ose autoriteti shteteror, i ngarkuar prej saj, fillojne proceduren e falimentimit per shoqerite tregtare, qe nuk kane kryer asnje veprimtari tregtare qysh prej 2 vitesh nga dita e hyrjes ne fuqi te ketij ligji dhe kalojne ne status pasiv nga QKR-ja, me perjashtim te rastit kur subjekti ka kerkuar pezullimin e veprimtarise”, theksohet ne draftin e miratuar dje nga qeveria. Po keshtu, ne draft parashikohet qe mos fillimi i procedures se falimentimit nga organi i ngarkuar nga ministri i Financave ndaj subjekteve tregtare, qe jane ne gjendje falimentimi, brenda nje afati prej 6 muajsh nga dita e konstatimit te kesaj gjendjeje, perben shkelje disiplinore.
F.M