E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndihme dhe bashkepunim mes dy shteteve

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Franc Jozef Jung, tha dje ne Prishtine, pas nje takimi me Presidentin e Kosoves, Fatmir Sejdiu, se Gjermania do te ndihmoje Kosoven ne rrugen e integrimeve euroatlantike, ne fushen e ekonomise dhe te sigurise. Ministri gjerman i Mbrojtjes mberriti ne Kosove pak pasi Berlini njohu Kosoven si shtet te pavarur e sovran. "Ne i siguruam Presidentit mbeshtetjen tone ne kuader te misionit te ardhshem te BE-se, por edhe ne kuader te mbeshtetjes ushtarake qe i kemi ofruar dhe do t'i ofrojme Kosoves edhe ne te ardhmen. Siguria ne Kosove, mbi te gjitha ndertimi i stabilitetit, jane shume te rendesishme dhe po ashtu eshte shume e rendesishme dhe prania e KFOR-it, nese kujtojme ngjarjet e diteve te kaluara ne kufijte e Kosoves", theksoi pas takimit ministri Jung. Pas ketij takimi, ministri gjerman i Mbrojtjes beri nje shetitje neper sheshin kryesor te Prishtines "Nena Tereze" dhe u pershendet me qytetaret. Me heret, ai takoi Kryeministrin Hashim Thaci dhe shefin e UNMIK-ut, Joakim Ryker, ndersa mbreme vizitoi ne Prizren trupat gjermane te KFOR-it.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›