Topi, mbeshtetje letoneze
Ministri i Jashtem i Letonise, Maris Rikstins, mori dje dhe vleresimet e Presidentit Bamir Topi per mbeshtetjen qe Letonia ka dhene per Kosoven. Topi i shprehu mirenjohjen e Shqiperise, per rolin e madh dhe te rendesishem qe Letonia ka luajtur ne ceshtjen e Kosoves, duke permendur ketu dhe marredheniet e mira mes dy vendeve. “Me krijimin e shtetit me te ri ne Evrope, Kosoves se pavarur dhe shumetnike ne respekt te te gjitha standardeve nderkombetare per pakicat dhe te drejtat e tyre, rajoni yne do te gezoje paqe dhe qetesi, duke u orientuar te gjithe se bashku drejt integrimit ne familjen e madhe euroatlantike”, tha Topi. Ministri i Jashtem letonez vleresoi rolin moderues dhe pozitiv te Shqiperise ne rajon, shprehu mirenjohjen per pjesemarrjen aktive te vendit tone ne misionet paqeruajtese si ai i NATO-s ne Afganistan.