Lehtesim vizash me Danimarken e Norvegjine
Keshilli i Ministrave miratoi dje edhe marreveshjen e lehtesimit te vizave mes Shqiperise, Danimarkes dhe Norvegjise. Keshtu, ne mbeshtetje te nenit 100 te Kushtetutes dhe te neneve 5 e 6, te ligjit nr. 8371, date 9.7.1998, “Per lidhjen e traktateve dhe marreveshjeve nderkombetare”, me propozimin e ministrit te Puneve te Jashtme, qeveria vendosi dje te miratoje ne parim marreveshjet e Shqiperise me Mbreterine e Danimarkes dhe Mbreterise se Norvegjise per lehtesimin e leshimit te vizave. Kjo marreveshje pritet te futet ne fuqi pas miratimit qe do i behet nga parlamenti yne dhe ata te Danimarkes dhe Norvegjise.