E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kush ishte bukuroshja që e refuzoi Ronaldon?

Nëse mendoni se në botë nuk ekziston një femër që do t`i thoshte jo Cristiano Ronaldos, atëherë e keni shumë gabim!

Rijan Sadzhen, një modele nga Anglia është dashur disa herë ta ndryshoj numrin e celularit për ti ikur telefonatave të yllit portugez Cristiano Ronaldos.

Sipas “The Sun”, Ronaldo, bukuroshen Rijan e ka njoftuar në një mbrëmje në qytetin e Londrës disa javë para se të transferohet në Madrid. Në atë mbrëmje është njoftuar me të dhe i ka kërkuar numrin që të mbeten në kontakt.

Shpesh herë nga Madridi Ronaldo i ka dërguar lule dhe mesazhe të ndryshme, ndërsa Rijan asnjëherë nuk i ka kthyer përgjigje.

Pas këtyre injorimeve Ronaldo i ka telefonuar disa herë, ndërsa nga shqetësimet që ka marrë nga ylli portugez biondja angleze disa herë e ka ndryshuar numrin e celularit./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›