Ja kush është drejtoresha e re e Kabinetit të Ramës

Kryeministri Edi Rama ka ndërmarrë së fundmi një lëvizje të papritur në strukturat drejtuese të Kryeministrisë.
Pas dorëheqjes së Sekretarit të Përgjithshëm të kryeministrisë Engjëll Agaçi, mësohet gjithashtu se, kreu i qeverisë i ka besuar Vilma Gurit postin e Drejtoreshës së Kabinetit.
Guri nuk është një emër i panjohur, për vite me radhë ajo ka qenë këshilltarja e kryeministrit Rama, një njeri i besuar i kreut të qeverisë. Ndërkohë që jo më larg se disa muaj më parë, në dhjetor të vitit të kaluar, ajo u emërua në krye të Departamentit të Administratës Publike.

Vilma Guri ka një karrierë të gjatë, mbi 20-vjeçare në fushën e qeverisjes, sigurisë ndërkombëtare dhe ndërtimit të kapaciteteve institucionale, të konsoliduara përmes angazhimeve në programe kombëtare dhe ndërkombëtare.
Ajo është instruktore e certefikuar nga Instituti i Shërbimit të Jashtëm i Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ka zhvilluar trajnime për forcimin e kapaciteteve drejtuese dhe menaxheriale për zyrtarë të mjediseve diplomatike dhe institucionale.