E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ja librat e rinj në libraritë e kryeqytetit

Serinë e librave të rinj këtë fundjavë e çel autori Arsen Jani Mustaqi, i cili vjen me librin "Lirika popullore", këngë dashurie. Në fondin e përgjithshëm të lirikës popullore , këngët e dashurisë zënë një vend dominant për të mos thënë atë më kryesorin. Kështu ninullat, këngët e dashurisë si dhe ato të dasmës e vajet përbëjnë një shumësi të pa fund ritesh dhe zakonesh.
E ndërsa autori i nohur Stieg Larson sjel romanin e tij më të ri, "Vajza që trazoi folenë e grerëzave". E reja e Lisabetë Salander gjeni në kompjuter ndodhet sërisht e mbërthyer në një shtrat spitali, ndonëse këtë herë nuk janë rripat prej lëkure që e mbajnë, por një plumb mbi kokë. Ajo përbën kërcenim, nëse ndokush rrëmon në jetën e saj dhe dëgjon atë që ajo ka për të thënë, organizma të fuqishme sekrete do të rrëzohen si kështjella prej letre.
Jamie Ford, sjell për lexuesin shqiptar, "Hoteli i kujtime rinore". Një roman e tipik i mrekullueshëm një histori e gjallë dhe intensive dashurie, por edhe rrëfimin, në një prej periudhave më të errëta të historisë amerikane. Vetëm dy javë pas daljes së librit në qarkullim në SHBA, në vitin 2009 zë vend në klasifikimin e dhjetë librave më të shitur në të gjithë vendin.
"Poetika e fjalëve të gurta", qasja e veprës letrare të Azem Shkrelit, ky është libri studimor që sjell Anton Nike Berisha.
Autori është njohur me veprën letrare të Azem Shkrelit kur ka qënë nxënës i normales në Prishtinë, në vitin 1961. Njohjen më të thelluar me veprën e shkrelit autori e bëri në vitin 1974.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›