Ja lojtarët që Guardiola i do te Bayern

Pep Guardiola po bën gati revolucionin e tij në Bayern Munchen duke sjellur një frymë krejtë ndryshe te gjigandi gjerman. Sipas mediave gjermane, Guardiola ka bërë gati një listë lojtarësh të cilët i do të Bayern, ndërsa nga skuadra mund të largohen yje që luajnë aktualisht.
Sipas mediave gjermane, dy objektivat kryesorë në listën e Guardiolës ndodhen në ekipin e Juventusit. Bëhet fjalë për mesfushorin Arturo Vidal, që edhe dy sezone më parë, para se të zgjidhte Juventusin, ishte shumë pranë Bajernit, si dhe mbrojtësin e krahut të djathtë, Stefan Lishtanjer.
Nga kampionati italian Guardiola kërkon edhe sulmuesin e Napolit, Edinson Kavani, që pritet të zëvendësojë Mario Gomez, i cili nuk bën pjesë në planet e Guardiolës për sezonin e ardhshëm. Gjithashtu, pritet që të bëhet një ofertë edhe për sulmuesin e Fiorentinës, Stefan Jovetiç.
Inigo Martinez dhe Asier Ijaramendi të Real Sociedad, Isko i Malaga, Benat Ekstebarria i Betis dhe Iker Munian i Atletik Bilbao janë emrat e tjerë që kërkon Guardiola nga kampionati spanjoll.
Për të bërë këto blerje duhen shuma të mëdha parash dhe për këtë arsye Bajern pritet që të nxjerrë në shitje dy prej yjeve të saj, Frenk Riberi dhe Arjen Roben, të cilët duket se nuk bëjnë pjesë në planet e Guardiolës./Indeskonline/