E Diel, 1 Nëntor 2026

Lojtari dhe trajneri i muajit në Premierligë

Premierliga Angleze ka publikuar dy protagonistët më të mirë të muajit në Premierligë, lojtarin dhe trajnerin e muajit mars.

Ylli i Tottenhamit, Jan Vertonghen është zgjedhur futbollisti më i mirë i muajit mars. Vertonghen shënoj 3 gola për Spurs duke ndihmuar atë drejt serisë pozitive të arritur në ligë.

Trajner më i mirë i muajit është shpallur David Moyes i Evertonit. Everton arriti që të fitoj 3 ndeshje me radhë, ndaj Manchester City, Reading dhe Stoke duke bërë që skuadra nga Liverpoolit të shpresoj për një pozitë që dërgon në Champions League./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›