E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtegu i palestinezëve

Kosova është shndërruar në vend tranziti për emigrantët ilegalë që synojnë Europën Perëndimore. Të dielën paradite, edhe tre palestinezë u arrestuan në Livoç të Ulët të Gjilanit. Ata thanë se destinacion kanë Italinë. Aktualisht, në Kosovë ka rreth 130 azilantë dhe për mbajtjen e secilit harxhohen 35 euro në ditë. Nga Jeton Musliu më 27 qershor 2011 në ora 04:44

Ata ishin të mërzitur, të lodhur dhe në krah mbanin nga një çantë me disa plaçka, e në dorë nga një shishe me ujë.

Kështu dukeshin tre persona nga Palestina, që dyshohet se kanë hyrë ilegalisht në Kosovë, në momentin e arrestimit nga policia. Ata u zunë të dielën paradite, në fshatin Livoç të Ulët të Gjilanit.

Personat e moshës rreth 25, 30 dhe 33 vjeç, janë prangosur pasi ishin zënë të fshehur në arat e afërta me grurë të këtij fshati, që ndodhet rreth tri kilometra larg Gjilanit.

Policia i ka arrestuar tre palestinezët në momentin që ata ishin duke i tharë rrobat e tyre, nga shiu i një nate më parë që ka rënë në këtë rajon.

Njëri prej tyre që dinte anglisht sa për të komunikuar, ka thënë për Express se destinacioni i tyre final nuk ishte Kosova.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›