Konferenca e parë e Obamës president: Do t'i jap fund krizës globale
Obama ka dalë sot për herë të parë në konferencë për shtyp pas zgjedhjes si presidenti i 44-ët i Amerikës. Ai ka folur për krizën globale si sfidën më të madhe të jetës së tij. Ndërkohë që ka parashtruar planet e tij për shtresën e mesme të popullsisë, për industrinë e makinave, për marrëdhëniet me Kinën dhe Iranin si dhe për çështje të tjera shumë të rëndësishme.
SHBA- Konferenca e parë e presidentit të porsazgjedhur të SHBA-së ka filluar tani dhe po ndiqet nga mijëra teleshikues.
Çështjet që ai ka folur janë shumë të rëndësishme. Sot statistikat kanë treguar se papunësia në SHBA është në nivelin më të keq të 14 viteve të fundit. Obama në fjalimin e tij është zotuar ti ndryshojë gjërat sa më shpejt të jetë e mundur.
Ai e ka nisur fjalimin e tij nga një paraqitje e krizës ekonomike, e cila ka mbërthyer përveç vendit të tij të gjithë botën. “Sapo të marr postin e presidentit do të bëj ç’është e mundur për të ndryshuar gjendjen” – tha ai, duke theksuar faktin se Bush është ende president dhe ai vetë nuk mund të bëjë asgjë për momentin.
Obama ka bërë të ditur një plan në ndihmë të klasës së mesme të popullsisë. Ai thotë se do të rrisë përfitimet për të papunët. Gjithashtu ai tha se do të ndihmojë auto-industrinë, si baza kryesore për forcimin e ekonomisë.
“Nuk do të jetë e thjeshtë për ne për të dalë nga ky terr ku jemi futur” – tha Obama. “Por Amerika është e fortë dhe e konsoliduar, dhe jam i sigurt se do t’ja dalë mbanë”.
(O.Zh, BalkanWeb)