E Shtunë, 31 Tetor 2026

Braho: Zgjedhjet monopol i PD dhe PS

Tiranë (start)Lëvizja Socialiste për Integrim nëpërmjet deputetit Spartak Braho deklaroi sot se Kodi i ri Zgjedhor i miratuar nga dy partitë e mëdha, ngushton hapësirat e partive të vogla për të konkurruar në zgjedhje. Sipas Brahos, një parti politike jo parlamentare, për tu regjistruar i duhet paraqitja dhe mbështetja bashkë me listën e kandidateve te saj edhe lista e 10 mijë zgjedhësve në rang vendi në KQZ.

“Projekt kodi i ri zgjedhor ne dispozitat ku parashikohen strukturat e organeve te administrimit te procesit zgjedhor, ka kufizuar nga pjesëmarrja në këtë proces partite politike ne pergjithesi ose subjektet politike ne përgjithësi dhe ato parlamentare ne vecanti duke mohuar gjithë përfshirjen e subjekteve politike dhe duke forcuar monopolin e dy partive PD – PS”-theksoi Braho për mediat.

Gjithashtu, Braho tha se me Kodin e ri ngushtohet mundësia e regjistrimit në procesin zgjedhor e partive politike qe dalin ne koalicion si dhe e kandidatëve të pavarur. “Sipas projektit në të katër nivelet e strukturave që administrojnë zgjedhjet, si në KQZ, në KZAZ, në KQV dhe GNV komisionet përbehen kryesisht vetëm nga 2 parti (PD dhe PS) dhe respektivisht nga një anetar komisioni te partive aleate te tyre (PR dhe PSD)”-vijoi më tej Braho.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›