90 milionë € për energjinë
Tiranë (start) Shqipëria dhe Gjermania kanë nënshkruar sot dy marrëveshje 90 milionë eurosh. Fondi i akorduar nga Bankës shtetërore gjermane Kreditanstalt für Wiederaufbau, KfW, në bazë të marrëveshjes do të shkojë për financimin e linjën e transmetimit 400 kV Tiranë-Prishtinë dhe Unaza 110 kV për jugun e Shqipërisë.
Në këtë ceremoni, ishte i pranishëm edhe kryeministri Sali Berisha, i cili deklaroi “Bashkëpunimi me vendet mike është mjaft i rëndësishëm në kuadër të ndryshimeve që po ndërmerr Shqipëria".
"Suksesi i madh i projekteve gjermane është një garanci për suksesin e sigurt të këtyre dy projekteve për vendin tonë"-theksoi Berisha, ndërsa shtoi se "çdo vend ka nevojë për ndryshim, por Shqipëria ka nevojë më shumë se asnjë vend tjetër për shkak të trashëgimisë së saj të tmerrshme".