E Shtunë, 31 Tetor 2026

E kërcënojnë me vdekje

Këngëtarja, Taylor Swift po merr kërcënime me vdekje nga persona të cilët janë kundër lidhjes së saj me yllin e “One Direction”, këngëtarin Harry Styles.

“Disa persona të cilët u vetëqujatën “Direcetions” para disa dite, kërcënuan dhe ofenduan Taylor duke shprehur mospëlqimin e tyre që ajo të jetë në romancë me Harry”, ka thënë një burim.
Gjithë kjo situatë, e ka hidhëruar pa masë Harry-n i cili është prekur nga këto kërcënime që i janë drejtuar të dashurës së tij.

Çifti kanë filluar lidhjen para disa muajsh. Ata janë munduar ta mbajnë të fshehtë por nuk i’a kanë arritë qëllimit për shkak që paparacit i kanë fotografuar duke kaluar moment intime së bashku duke vërtetuar lajmet se diçka po zihet në mes tyre./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›