E Diel, 1 Nëntor 2026

"Ja pse jam kunder asgjesimit"

Kryebashkiaku i Policanit, Adriatik Zotkaj, ka qene i pari qe ka kundershtuar fillimin e ketij procesi, pa mare me pare garancine nga Ministria e Mbrojtjes per sigurine e qytetareve, banesat, pronat dhe ambientin. Zotkaj eshte shprehur se duke pare ne detaj planin operacional, Ministria e Mbrojtjes nuk ka parashikuar se asgjesimi ve ne rrezik jeten e banoreve. "Nuk eshte parashikuar se cdo te behet pas shperthimit, pasi ne ajer do te clirohen miliarda substanca oksid plumbi dhe te tjera ne nje kohe qe ekzistenca e uzines ne qytet nga shperthimet e ndodhura me pare kane bere qe te jene 1200 banore te semure kronik", ka thene ai. "Ndaj nuk jam dakord me planin e operacionit, pasi nuk dua te krijoj ne qytet nje Gerdec te dyte, ndonese dua eleminimin e lendeve", eshte shprehur me tej kryetari i bashkise. Per hartimin e planit te punes, ai tha se duhet te ishin pyetur nje sere specialistesh per te ndaluar problemet qe mund te lindin gjate asgjesimit. Keshtu, sipas tij planit te punes i mungon fjala e nje specialisti te mjedisit, pasi nuk njihet shkalla e ndotjes pas shperthimit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›