E Diel, 1 Nëntor 2026

Lejet e ndertimit, tani ne site

TIRANE- Ministri i Puneve Publike dhe Transporteve, Sokol Olldashi paralajmeroi ashper ne Kuvend se, ligji i ri per urbanistiken do t'i heqe te gjitha mundesite administrates se bashkise te perfitoje para ne menyre te padrejte nga kerkesat per leje ndertimi. Keshtu gjate fjales se tij ne Kuvend dje, ministri i Puneve Publike, Sokol Olldashi theksoi se se shpejti ne qeveri do te kaloje edhe ligji i ri i Urbanistikes, i cili do te shmange te gjitha donacionet per perdorimin e lejeve te ndertimit, si mekanizem korrupsioni. "Ky element eshte pranimi i heshtur, i cili do t'i heqe mundesine administrates bashkiake, qe permes se drejtes per selektimin e kerkesave per leje ndertimi, te perfitoje para ne menyre te padrejte", deklaroi Olldashi, duke bere edhe nje paraqitje paraprake te projektit. Nga ana tjeter sipas Olldashit, projekti i ri do te fokusohet edhe ne uljen e procedurave per marrjen e lejeve te ndertimit edhe ne uljen e kohes per marrjen e nje leje ndertimi. Sipas ministrit te Transporeteve, ky ligj do ti pergjigjet situates problematike ne dhenien e lejeve te ndertimit, sidomos ne qytetin e Tiranes. Duke komentuar edhe raportin e fundit te Bankes Boterore dhe te Transparency International, ministri Olldashi theksoi se megjithese rezultateve pozitive, perseri problemet ne lidhje me biznesin ishin transparente, sidomos ne fushen e lejeve te ndertimit. Raporti "Si te besh biznes" i BB-se e rendit Shqiperine mjaft keq ne lejet e ndertimit, ku ajo pozicionohet ne vendin e 170 nga 181 vende. Sigurisht, kjo eshte pergjegjesi e qeverisjes vendore dhe ketu peshen kryesore e ze bashkia e Tiranes, qe qeveriset nga kryetari i opozites", deklaroi Olldashi ne fjalen e tij perpara deputeteve ne Kuvend. Keshtu pritet qe ne javen e ardhshme projekti per ligjin e ri te urbanistikes te vij ne qeveri per diskutimin dhe me pas per miratim. Pas kesaj procedure pritet qe kjo nisme e rendesishme te kaloj per miratim edhe ne Kuvend.

F.Mejdini


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›