Ja pse jam kundër draftit konsensual për kufizimin e imunitetit
Denoncimi i deputetit socialist për Lotarinë Kombëtare: Nënkontraktuesit shqiptarë të këtij favori, me lidhje të forta në politikë, djathtas por edhe majtas, dje ishin në lumturi të plotë
Nga Erion Braçe
Unë jam kundër draftit te kompromisit për kufizim të imunitetit të funksionit të deputetit. Nuk kam asnjë arsye personale. Por kam arsye parimore. Po i rendis:
E para- drafti i kompromisit nuk garanton mbrojtje të plotë të deputetit në ushtrim të funksionit te tij kushtetues, të besuar nga zgjedhësit e tij.
Siç Kushtetuta aktuale, e cungët, drafti i kompromisit mbron deputetin për mendimet e shprehura dhe votat e dhëna vetëm në sallën e Kuvendit! Asgjë me shumë! Në fakt veprimtaria kushtetuese e deputetit, në përfaqësim të zgjedhësve dhe ushtrim të kontrollit parlamentar, zhvillohet edhe jashtë sallës së Kuvendit! Veçanërisht kjo pjesë e detyrës së deputetit, ligjërimi i tij politik-publik, në funksion të kontrollit parlamentar është kthyer në element represioni ndaj opozitës. Gjithnjë në funksion të mbrojtjes së veprimeve antiligjore e tërësisht abuzive të qeverisë.
E dyta- drafti i kompromisit vijon ti krijojë avantazh represionit të qeverise mbi deputetin, ligjërimin e tij politik-publik, duke u mbështetur fort tek shpifja.
Prej mese 1 viti, kur një grup deputetësh socialistë nisën tu flasin shqiptareve fort e hapur për korrupsionin e qeverisë, është ngritur një skeme e paparë represioni ndaj fjalës së lirë të deputetit.
Çdo e vërtetë e faktuar me prova e dokumente, paditet nga qeveria si shpifje, mbështetur ne avantazhin që krijon Kushtetuta (ajo mbetet në fuqi) dhe kapja e gjykatave nga qeveria. Rasti im është tipiku: Kisha e kam mbi 2000 faqe dokumente (shtohen çdo dite) për vendimmarrjen klienteliste të Këshillit Mbikëqyrës të Albpetrol dhe qeverise në favor të kompanisë Stream Oil&Gas. Padita në Prokurori. Prokuroria heton dhe në vendimin e saj thotë: Faktet e paraqitura nga unë qëndrojnë si të vërteta, por nuk përbëjnë vepër penale! Deputetja në aferë më padit për shpifje. Gjykata e kapur nga qeveria, pavarësisht nga vendimi i prokurorisë për të njëjtën çështje, më dënon mua për shpifje!
Drafti i kompromisit nuk e zhbën këtë skemë represioni, e lë në fuqi, duke i dhënë një goditje të forte kontrollit parlamentar ndaj qeverisë.
E treta- drafti i kompromisit heq lejen që Prokuroria duhet të marrë në Kuvend për të hetuar deputetin. Tani është e lirë të hetojë mbi cilindo. Në letër. (Ka të tjerë instrumente që e kufizojnë këtë liri dhe këta i disponon dhe i konsumon qeveria. Ky është superimuniteti që nuk cenohet nga kërkush).
Por mua më bën përshtypje fakti se për arrestimin e deputetit, Kuvendi i jep leje Prokurorisë me votim te hapur!
Më sjellin si argument atë që ndodh gjetkë në Evropë, por secili prej argumentuesve pranon botërisht që drejtësia në këtë vend është jo funksionale, e korruptuar dhe e kapur nga politika. Atëherë?
Në anë tjetër nuk mund të mos vë re inkoherencë thelbësore mes nesh: ne prej muajsh në atë qe njihet si procesi i reformës parlamentare po kërkojmë rivendosjen e institucionit të votës së fshehte në Kuvend! Atëherë?
Dikujt, dje, ky qëndrim iu duk debat për gazetë dhe vuri pika në ajër. Por nuk është kështu.
Unë e di se për shumë qytetarë shqiptarë në mes të njëmijë e një halleve familjare, iu duket i largët ky qëndrim. Mbase edhe personal.
Unë dua të siguroj secilin se nuk është kështu e asfare personal. Imuniteti nuk i jepet qytetarit Erion. Imuniteti i jepet funksionit të deputetit. I jepet Kuvendit, për ti garantuar pavarësi e integritet, në përfaqësim të zgjedhësve dhe kontroll kushtetues të ekzekutivit! Por mesa duket qeveria do një Kuvend të çalë, madje deri të kapur e të heshtur!
Kështu e donte dhe e bëri Zogu. Kështu e donte dhe e bëri Hoxha. Kështu e donte dhe e bëri Berisha. Por kështu nuk duhet të jetë nëse PS vjen në drejtim të këtij vendi. Shqipëria është Republike Parlamentare dhe cilido aga që e urren, e lufton, e dhunon parlamentarizmin duhet të ketë kufij të qartë kushtetues.
Po ndalem këtu sepse e di që imuniteti nuk është axhenda e Sali Berishës. Thjesht ka hapur një shteg kompleksi ku hijen e tij po e ndjek pas opozita.
BERISHA NUK ESHTE ATY! BERISHA ESHTE NE AXHENDEN E TIJ TE SHITJES SE ATDHEUT!
Një javë më parë, në mbledhjen e grupit të deputeteve të PS kam folur për privatizimin e Albpetrol, proces në konsumim e sipër. Theksova që ky privatizim nuk është më një operacion tregtar, por po merr theks të fortë strategjik. Hyrja në garë e kompanive ruse me në majë GAZPROM, kompani që se kane problem të paguajnë çdo çmim, po dëshmon se Sali Berisha po bëhet gati të ndryshojë kursin strategjik të këtij vendi dhe të garantojë me një aleat të ri, i cili as që interesohet për parime demokratike të qeverisjes, praktika të ndershme administrimi në atë vend, qeverinë e sundimin e tij.
Kush do të kuptojë e shohë më qartë rëndësinë dhe rrezikun e kësaj, të shohë seç po ndodh në Siri me bekimin e Putin dhe pas administrimit të korruptuar e gjakatar të Basharit!
Tamam për këtë unë kërkova që PS ti kërkojë qeverisë dhe Sali Berishës të ndërpresë procesin e privatizimit të Albpetrol tani që interesi rus kërcënon interesat tona strategjikë. Por u hesht dhe jo për faj të Gramoz Ruçit!
ME THONI BETEJE E AXHENDE PERSONALE ESHTE KJO?
Një jave më parë, në mbledhjen e grupit të deputetëve të PS kam folur për mbylljen e procesit të tregtimit pa lekë të licencës së Lotarisë Kombëtare. Theksova se deri në atë moment ne kishim bërë mirë kontrollin dhe denoncimin e vendimmarrjes së qeverisë.
Por kërkova që PS ti drejtohej tani kompanisë së shenjuar nga qeveria për ti dhënë këtë favor 100 milion eurosh, të vetmes në gare: të largohej nga një procedurë ku kërkon të marrë atë të drejtë që nuk ia jepte kush në Austri, madje duke paguar 100 fish më pak se në Austri! Por u hesht dhe jo për faj të Gramoz Ruçit!
Dje qeveria e shpalli kompaninë nën hetim në Austri për favore financiare ndaj politikanëve vendorë, fituese të favorit që kushton 100 milion euro. Nënkontraktuesit shqiptarë të këtij favori, me lidhje të forta në politikë, djathtas por edhe majtas, dje ishin në lumturi të pl
