Lëvizje të ambasadorëve brenda verës

Ministria e Jashtme po studion dhe po identifikon lëvizjet e diplomatëve që përfaqësojnë vendin tonë jashtë. Pas zgjedhjes së presidentit të ri dhe diplomatët do të zëvendësohen për shkak të përmbushjes së asaj, që në diplomaci quhet mandat i arsyeshëm.
Sekretari i Përgjithshëm i ministrisë së Jashtme, Gazmend Turdiu, konfirmon se lëvizjet e ambasadorëve do të realizohen brenda kësaj vere.
"Kjo verë do të jetë periudha kur do të ketë freskime në kuptimin e qarkullimit që është një vlerë në diplomaci. Kemi mjaft ambasadorë që kanë shërbyer ndoshta dhe mbi mesataren normale. Ne nuk kemi të përcaktuar mandate me kohëzgjatje fikse, megjithatë ka një kohëzgjatje të arsyeshme të shërbimit jashtë, qoftë të diplomatëve të niveleve tjera qoftë dhe të titullarëve. Është koha të bëjmë disa ndryshime dhe të bëhen disa transferime, lirime nga detyra apo emërime në detyra të tjera, gjithmonë brenda sistemit. Ne jemi duke punuar për këtë sepse lëvizjet nuk mund të bëhen të pastudiuara mirë, natyrisht çdo lëvizje duhet ti vlejë përmirësimit të cilësisë së punës", deklaron Turdiu për “AS”.
Ai thotë se bashkë me lëvizjen e ambasadorëve do të plotësohen dhe vakancat, vendet ku aktualisht Shqipëria nuk ka ambasadorë, por të dërguar me punë, si, Anglia e Çekia.
"Ne kemi disa ambasada ku ende jemi në nivel të ngarkuarish me punë. Shpresoj që kjo të rregullohet", shprehet Sekretari i Përgjithshëm i ministrisë së Jashtme.
Përveç emrave të ambasadorëve, ministria e Jashtme ka përfunduar dhe ndërhyrjen në ligjin për diplomacinë. Turdiu thotë se ndryshimet kanë qëllim rritjen e profesionalizmit duke qenë se për diplomatët bëhen të detyrueshme kualifikimet e ndërmjetme. Por ai shton se kjo nuk presupozon ndryshimet e gradave.
"Jo, gradat mbeten ato që janë, por fortësohet kriteri profesional. Kemi parashikuar përveç kriterit të vjetërsisë në punë dhe të rezultateve të punës, kemi futur dhe kualifikimet e ndërmjetme", shprehet Turdiu.
Një tjetër ndryshim që ligji parashikon është dhe funksioni i diplomacisë së Akademisë së Diplomacisë pranë ministrisë së Jashtme. Trajnimi i diplomatëve për të kaluar nga njëri nivel tek tjetri dhe organizimi i debateve të hapura për diplomacinë janë risitë që sjell ligji në këtë pikë duke rritur rolin e kësaj Akademie. /Start/
2012-07-26 08:30