Qeveria hap dyert për plehrat, merr vendim për të lejuar importimin e mbetjeve plastike e metalike
Berisha autorizon hyrjen në vend të 4.500 ton mbetje polietileni dhe 25.000 ton mbetje metalike.
Çdo të mërkurë, në orën 11:00, kryeministri Sali Berisha del përpara dhjetëra kamerave në mbledhjen e qeverisë. Flet për gjithçka i vjen në mendje, por rrallë herë për atë që miraton në qeveri. Ose ta themi më mirë, për atë që publikon në faqen e kryeministrisë.
Kësaj here foli për doktoraturat, për gjurmimin online të dokumenteve, për imunitetin, ndërkohë që vendimet që ka marrë në qeveri janë vetëm për … importim mbetjesh.
Fillimisht Berisha ka marrë një vendim për të lehtësuar taksat për ata që importojnë në Shqipëri mbetje plastike.
Taksa e ambalazheve njëpërdorimëshe të plastikës caktohet në masën 100 lekë/kg dhe zbatohet si në import, ashtu edhe në prodhimin vendas. Vetëm për industrinë vendase të riciklimit, taksa për ambalazhet, të prodhuara nga riciklimi i mbetjeve plastike të gjeneruara në vend, caktohet në masën 50 lekë/kg, thuhet në vendimin e qeverisë.
Më pas qeveria vendos të autorizojë një kompani për importimin e mbetjeve të polietilenit për qëllime riciklimi.
Autorizimin e EVEREST IE, sh.p.k.-së, për importin e mbetjeve të polietilenit me kodin doganor GH 011ex 391510 dhe kodin e Konventës së Bazelit B3-B3010, sipas anekseve 1 e 2, bashkëlidhur vendimit nr.825, datë 13.10.2010, të Këshillit të Ministrave, Për miratimin e listave të mbetjeve që lejohen të importohen, për qëllime përdorimi, riciklimi dhe përpunimi.
Sasia e mbetjeve të polietilenit që importohet, sipas kodeve të referuara në pikën 1, të këtij vendimi, është 4 500 (katër mijë e pesëqind) tonë, thuhet në vendimin e qeverisë.
Kurse në një vendim më poshtë autorizohet një tjetër firmë për të sjellë në Shqipëri 25 mijë ton mbetje metalike.
Autorizimin e RAMETAL, sh.p.k.-së, për importin e mbetjeve metalike të aluminit për qëllime riciklimi.
limi dhe përpunimi.
Sasia e mbetjeve metalike të aluminit që importohet sipas kodeve të referuara në pikën 1, të këtij vendimi, është 25000 tonë.
Mbetjet importohen nga vendet e Bashkimit Europian, Maqedonia, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia. Transporti bëhet në rrugë tokësore dhe detare, duke plotësuar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm ligjor për transportin ndërkombëtar të mbetjeve, thuhet në vendimin e qeverisë.