E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në mos hëngshin ndonjë dru

Ka zënë shumë hapësirë në media lajmi se qeveria shqiptare po përgatit një urdhër për të ndalur ndotjen akustike në vend. Edhe pse urdhri i dalë ka për qëllim të ndalojë ndotjen akustike në zonat turistike, të gjithë jemi dëshmitarë që kjo ndotje po terrorizon njerëzit kudo, në çdo fshat e qytet.

Tani pyetja që lind është nëse një akt normativ i tillë do të zbatohet? Portali respublica.al, sjell shembullin e ligjit për ndalimin e duhanit në ambientet publike, që ishte një dështim spektakolar. Ligje me natyrë të tillë është vështirë të zbatohen në Shqipëri.

Berisha vetë citoi korrupsionin si problemin themelor në zbatimin e këtij akti normativ. Shumë zyrtarë të ministrisë së Mjedisit dhe strukturave të tjera, korruptohen shumë lehtë nga pronarët e lokaleve të natës.

Por përveç kësaj, ekziston edhe një rrezik tjetër: që forcat e rendit që shkojnë për të zbatuar këtë akt normativ, të hanë ndonjë dru.

Ne e mbajmë mend mirë se çfarë u ndodhi nja shtatë policëve që i shkuan në derë të lokalit Sali Lushës, ish- truprojës së Sali Berishës. Ata shkuan në lokalin tek Shkëmbi i Kavajës, por hëngrën një dru të mirë. Lusha u lirua nga akuzat në gjykatë dhe policia u detyrua të ndryshojë urdhrin. Ahengu vazhdoi…

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›