E Diel, 1 Nëntor 2026

Qender e re per te shlyer detyrimet

Taksat

Duke filluar nga sot taksapaguesit e qytetit të Tiranës nuk do të humbin më kohë për të shlyer detyrimet e tyre. Bashkia e kryeqytetit ka ngritur qendrën e zhvillimit të biznesit që përfshin një sërë sportelesh, që kanë qenë të shpërndara në kryeqytet. Sipas kryebashkiakut Edi Rama, qëllimi i saj është që shërbimi ndaj qytetarëve të jetë sa më i shpejtë.

"Një hapësirë tërësisht europiane, me kushte njësoj si në Europë për të mirëpritur dhe mikpritur të gjithë ata që paguajnë detyrime si sipërmarrës në Tiranë, dhe të cilëve u jemi mirënjohës për të gjitha kontributet e tyre, sepse është falë taksave dhe detyrimeve të tjera të çdo qytetari që kjo Tiranë ndryshon dhe zbukurohet dita-ditës", tha Rama.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›