E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia dhurata per femijet e kryeqytetit

Dita e vullnetarizmit

Ndonëse ndodh shpesh që fëmijët të privohen nga plotësimi adekuat i nevojave të përditshme, Bashkia e Tiranës, në kuadër të “Ditës së vullnetarizmit” u dhuroi dje vogëlushëve të Qendrës Komunitare Multidisiplinare në kryeqytet, dhurata të ndryshme.

Bashkia e Tiranës u mundësoi fëmijëve një moment të gëzuar festiv në këtë fundviti, ku rreth 50 fëmijë të cilët frekuentojnë Qendrën Komunitare Multidisiplinare, përveç dhuratave të shumta patën mundësi të zbaviten si të gjithë moshatarët e tyre në shoqërinë e muzikës, klounëve dhe Babagjyshit të Vitit të Ri.

Gjatë këtij aktiviteti nuk mund të mungonin edhe dhuratat apo ndihmat për moshën e tretë që frekuenton “qendrën komunitare për moshën e tretë”. Kompania u dhuroi atyre rreth 50 paketa ushqimore, si një mundësi të mirë për t’i festuar festat e fundvitit njësoj si familjet e tjera shqiptare.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›