Ja rrugët që do përfundojnë brenda vitit 2011
Ministria e Transporteve Muajt në vazhdim dhe viti 2011 pritet të shënojnë një bum sa i takon infrastrukturës rrugore. Zëvendësministri i Punëve Publike dhe Transportit, Ernest Noka flet për projektet që kanë filluar dhe pritet të përfundojnë në një periudhë afat shkurtër. Disa prej rrugëve kryesore që do përfundojnë brenda këtij viti dhe që shtrihen pothuajse në të gjithë territorin e vendit janë aksi Qafë Thanë – Pogradec ku aktualisht po punohet për asfaltimin e saj. Gjithashtu po punohet në segmentin, Baj Pasi i Plepa –Kavajë-Rrogozhinë ku pritet të përfundojnë dy lotet kryesore të këtij segmenti. Po ashtu rruga Qukës –Qafë Plloçë si dhe rrugët lidhëse me bregdetin Llogara –Sarandë do përfundojnë brenda vitit 2010. Një pjesë e rëndësishme e akseve kryesore përfundojnë vitin e ardhshëm si p. sh.:, bay-passi Plepa – Kavajë –R rogozhinë bashkë me rrugët dytësore. Në superstradën Levan –Vlorë dhe Levan-Tepelenë është duke u punuar aktualisht me asfaltimin në kilometrat e parë të saj. Po ashtu një tjetër segment i rëndësishëm që përfundon vitin e ardhshëm është dublimi i segmentit Kukës-Morinë si dhe ndërtimi i dy loteve në Rrugën e Arbërit. Të gjitha rrugët e sipërpërmendura, sipas zëvendësministrit të Transporteve arrijnë një vlerë afro 400 milionë euro, ndërkohë që gjatë këtij viti do të fillojë ndërtimi i veprave të mëdha siç është edhe Boshti i Jugut.
...