Ja sa kushtojnë 10 futbollistët më të mirë në botë
Leo Messi kushton sa dyfishi i Cristiano Ronaldos
Edhe pse ka përfunduar në skandalin e evazionit fiskal, Leo Messi mbetet gjithsesi lojtari më i rëndësishëm dhe i shtrenjtë i futbollit botëror. Konfirmimi vjen edhe nga raporti vjetor për sezonin 2012-2013 i stiluar nga Observatori i futbollit evropian mbi pesë kampionet më kryesore të Europës që kurorëzon futbollistin e Barcelonës si më decizivin për fatet e ekipit. Ai ka një çmim që vërtitet rreth 217-252 milionë euro. Pas krahëve të Pleshtit vjen si gjithnjë Cristiano Ronaldo, që kushton sa gjysma e argjentinasit, rreth 102 – 118 milionë euro. Në vend të tretë, në mënyrë surprizuese vjen Edinson Cavani, që sipas kësaj organizate )të specializuar në këtë fushë), kushton 68 milionë euro, dhe që shkon mjaft afër çmimit që i ka vënë edhe De Laurentiis sulmuesit uruguaian. I vetmi lojtar tjetër italian që luan në Seria A është Mario Balotelli i shtati me një vlerësim hipotetik 53 milionë euro, një çmim superior edhe mbi lojtarët klasit si Rooney, Gareth Bale dhe David Silva. Jashtë 30 vendeve të para është edhe Claudio Marchisio i kuotuar rreth 28,1 dhe 32.6 milionë euro. Do të jetë edhe kjo shifra që Juventus do tu kërkojë United apo Monacos për të shitur mesfushorin?