Messi kalon Maradonën si golashënues në kombëtare
Lionel Mesi ka thyer një tjetër rekord mbrëmjen e djeshme. Ylli katalanas ka hyrë në historinë e kombëtares argjentinase pasi në një mohsë relativisht të re ka arritur të kalojë Maradonën për sa i përket golave të shënuar me kombëtaren argjentinase. Talenti argjentinas ishte autor i një triplete në suksesin 4-0 të përfaqësues të vendit të tij në miqësoren e luajtur përballë një skuadre amotare në krahasim me Argjentinen si Guatemala.
Futbollisti që ishte lënë në stolin e rezervave në dy ndeshjet e mëparshme të Argjentinës, shënoi golin e parë me një gjuajtje perfekte nga distanca duke treguar edhe një herë aftësitë e tij për të gjetur rrugën e rrjetës. Edhe në dyfishimin e rezultatit ylli argjentinas është sërish protagonist por kësaj radhe me një assist për Augusto Fernandez i cili shënoi në fundin e 45 minutave të para.
Në fillimin e pjesës së dytë, 4 here fituesi i topit të artë fiton një penallti që e transformon po vetë në gol, duke barazuar Diego Maradonën në shifrën e 34 golave me fanellën e kombëtares së Argjentinës.
Pak minuta më vonë, ai shënoi edhe golin e tretë personal të sfidës, atë që vulosi rezultatin 4-0, duke u larguar më pas nga fusha e lojës i duartrokitur, duke qenë i ndërgjegjshëm se që tani ka kaluar Diego Maradonën.
Ylli argjentinas edhe pse 25-vjeçar tashmë është një gol më shumë se ish idhulli i tij i fëmijërisë Maradona ndërsa ka edhe shumë vite për të thyer rekorde të tjera.
Akuzat e fundit për evazion fiskal ndaj “Pleshtit” duket se nuk kanë ndikuar aspak në paraqitjet e sulmuesit katalanas.