E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Demokratët hynë qeveri me një kostum dhe sot janë miliarderë nga korrupsioni

Rama: Kandidatët e PS e kanë bërë pasurinë ndershmërisht, jo me korrupsion

edi ramaKryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama i është përgjigjur sulmeve të Partisë Demokrate për pasurinë e kandidatëve të PS-së për deputetë. Gjatë një bashkëbisedimi me banorë të Gurit të Zi në Shkodër, Rama tha se kandidatët e PS-së e kanë bërë pasurinë  e tyre nëpërmjet biznesit të ndershëm dhe jo nëpërmjet korrupsionit.
Deklarata
E dini kush është ndryshimi midis Tom Doshit dhe secilit prej anëtarëve të kësaj qeverie, duke filluar nga katragjyshi. Ndryshimi është ky, se Tom Doshi erdhi në politikë nga biznesi, hyri në politikë si sipërmarrës dhe paratë i kishte bërë si sipërmarrës. Në politikë shumë ka dhënë dhe asgjë ska marrë nga pikëpamja financiare. Këta hynë në qeveri me një kostum dhe sot janë miliarderë dhe pasanikë, jo nga biznesi, por nga korrupsioni. Ky është ndryshimi, u shpreh Rama. Kreu i PS-së tha se ndjehet krenar që ka në grupin e tij të tillë persona të cilët edhe kur kanë qenë në opozitë u kanë shërbyer njerëzve. Jam krenar që në skuadrën tonë të rilindjes ka sipërmarrës, që kanë bërë sukses, kanë paguar taksat për këtë shtet. Njerëz që kanë shpenzuar shumë nga pasuria e tyre ne opozitë, jo vetëm për tu shërbyer njerëzve, siç ka bërë Toma këtu, por për të paguar gjoba arbitrate skandaloze. Ndryshe nga ata që i kanë pirë gjakun këtij vendi, kanë grabitur gjithçka që ka pasur nën tokë e mbi tokë. Në 23 qershor do të marrin ndëshkimin nga ky popull, deklaroi më tej kryetari i PS-së, Edi Rama.
Premtimi
Kryesocialisti u premtoi banorëve të Gurit të Zi se nuk do të ketë më përmbytje të tokave të tyre pas 23 qershorit. Përmbytjet vijnë nga një rrënim i përgjithshëm, shkatërrimi i hidrovoreve, shkatërrimi i pyjeve, erozioni, nga gjithë këto fenomene që janë pjesë e një zhvillimi barbar. Të marrim çtë marrim sot se nesër me kismet zotit! Ne shkop magjik nuk kemi, por nga ana tjetër këto nuk janë fenomene që na takon ne të shpikim zgjidhje. Zgjidhje ka, ekspertë kemi ne, ka bota, do të bëjmë projektin e detajuar dhe do të fillojmë të përballemi me këtë gjë. Se nuk mund ta quajmë natyrale, kjo ska kuptim, premtoi Edi Rama.

PD: Rama ndjehet krenar për
njerëzit që kanë probleme me ligjin
Partia Demokratike akuzoi kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama se po rrethohet nga njerëz të cilët kanë probleme me ligjin. Sipas PD, Rama shprehet se ndjehet krenar për këta njerëz. Më i çoroditur se një ditë më parë, Edi Rama tha se është krenar që në Partinë Socialiste ka njerëz që kanë pasur problem me ligjin, njerëz, bëmat e të cilëve i njohin i madh e i vogël. Edi Rama është krenar që sot në kupolën e Partisë Socialiste gjenden njerëz që janë pasuruar në kurriz të ligjit, që kanë jetuar në kurriz të ligjit, që janë favorizuar nga Rama në kurriz të ligjit kur ai ishte kryetar Bashkie, thuhet ndër të tjerash në deklaratën e PD.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›