E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferguson çelësi i rikthimit të Ronaldos në Old Traford

Drejtuesit e Mançester Junajtid janë të bindur se mund të kthejnë Kristiano Ronaldon në “Old Traford” duke përdorur Aleks Ferguson për të bindur portugezin të vihet nën urdhrat e Devid Mojes.

Anglezët janë të ndërgjegjshëm se nuk kanë mundësitë ekonomike të PSG, Monakos apo të ndonjë skuadre tjetër përsa i përket rrogave të çmendura që i ofrojnë lojtarit, por besojnë se një fjalë e mirë e ish-trajnerit do të mjaftojë për ta bindur yllin Portugez të kthehet te skuadra ku u bë i famshëm.

Për më tepër, Ferguson duket se ka hedhur hapat e parë për të bindur lojtarin që në ndeshjen e Ligës së Kampioneve të këtij sezoni të luajtur në “Old Traford”. Ishte vendimi i trajnerit skocez që të prishej tradita dhe spikeri në stadium të lexonte të fundit emrat e skuadrës kundërshtare, me atë të Krisitano Ronaldos që do të lihej për fund.

Në këtë mënyrë, lojtari mori një ovacion të jashtëzakonshëm nga tifozët që nuk kanë harruar magjitë e tij me fanellën e “djajve të kuq”.

Me sa është mësuar, Ronaldo ka mbetur i mahnitur nga pritja që i është bërë, një situatë që nuk e ka përjetuar shpesh në këto vite të Real Madrid dhe po mendon seriozisht të largohet nga spanjollët. Ndaj drejtuesit e Mançester Junajtid tashmë ngulmojnë që Ferguson të komunikojë sa me shpejt me lojtarin, për ta bindur që t’i bashkohet ciklit të ri nën drejtimin e David Mojes.

Pas deklarates së djeshme të ronaldos drejtuesit e Djallit duket se tashmë e kanë marrë seriozisht rikthimin e Ronaldos në shtëpi dhe për të arritur një gjë të tillë atëherë çelësi i suksesit duket se do të jetë ish trajneri legjendar i United Ferguson

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›