E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ja sa vlen kombëtarja belge

Belgjika është njëra nga kombëtaret që vlen më së shumti aktualisht. Për momentin, kombëtarja belge kryeson grupin A me 19 pikë, tre më shumë se Kroacia dhe është me një këmbë në "Brazil 2014".

Lojtari më i shtrenjtë i tyre është Eden Hazard me 37 milionë paund, i ndjekur nga Kompany me 31 milionë dhe Courtois me 30 milionë paund. Ndërsa në total belgët vlejnë plot 232,2 milionë paund (duke llogaritur vetëm 11 lojtarë të formacionit) dhe me këtë shifër le pas emra të mëdhenj si Anglia dhe Italia dhe rënditet e treta pas Gjermanisë dhe Spanjës./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›