E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha, Abrashi, Gashi e Mehmeti marrin leje nga FIFA

Trajneri i Kombëtares shqiptare Gianni De Biasi ka marr një lajmë të mirë para ndeshjes me Slloveninë, e cila do të zhvillohet sonte në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin botëror.

Strategu italian tash e tutje mund të llogaritë edhe në Vullnet Bashën Amir Abrashin, Shkëlzen Gashin dhe Agon Mehmetin. Këta kanë marrë dirtën jeshile nga FIFA që të luajnë për Kombëtaren shqiptare, pasi më herët kanë luajtur për Zvicrën, respektivisht Suedinë.

Më herët një leje të tillë e kishte marrë edhe Migjen Basha. Por, ky i fundit kishte pritur gati dy vite për një lajm pozitiv./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›