E Shtunë, 31 Tetor 2026

Duka: Smendojmë Islandën

3-dukaPak para nisjes drejt Sllovenise, presidenti i FSHF-se Armando Duka ka dhënë një prononcim pikërisht për ndeshjen e sotme. Mua me duket gabim te themi takimet , në futboll duhet të fokusohesh te ndeshja e radhës pa menduar per atë pasardhese në Islandë. Sllovenia është një skuadër e mirë, ka në përbërjen e saj lojtarë cilësorë, luan në shtëpinë e vet dhe luan shansin e fundit për kualifikim.

Duke pasur parasysh këto është një malore jo e lehtë për ne. Ne jemi të përgatitur për ta ngjitur këtë malore e cila na hap rrugën drejt majës. Dëshirën e motivimin madje i kemi maksimale. Do kemi shumë mbështetje nga tifozat tanë ndoshta gjysmën e stadiumit. Le të presim e të shohim. Ndeshje shumë e vështirë, por jo e pamundur. Djemtë nuk duhet te vihen nen presion, ata duhet të luajnë futboll. Zoti na shpërbleftë me një fitore, ka deklaruar Duka.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›