Ja se si desh më pushoi zemra

Këngëtarja britanike Jessie J, qysh në fillimi të karrierës së saj, pat rrëfyer problemet me zemër që e përcjellin qe nga fëmijëria e hershme.
Në fakt, ajo ka qenë vetëm shtatë vjeçe kur për herë të parë ka pasur një sulm të vogël kardiak dhe këtë gjë ajo e shpejgon detajisht në librin e saj autobiografik, “Nice to meet you. My story”.
“Desh më pushoi zemra. Ishim së bashku me babain në pyll dhe ai më inkurajonte që të vraponim. Për një moment u alivanosa kurse babai kishte menduar se po bëja shaka. Më pas më dërguan në spital ku më është dashur të qëndrojë për një kohë të gjatë”, ka thënë këngëtarja.
Ndonëse ende e vogël e me një problem serioz shëndetësor, Jessie ka thënë se, kjo gjë vetëm se e ka bërë më të fortë dhe nuk e ka ndaluar që në të ardhmen e afërt t’i realizoi planet e saja dhe ti futet sukseshëm botës së muzikës.
“Mendoj se gjithçka ndodh për nëj arsye. Problemi im me zemër është përmirësuar dukshëm por megjithatë, mua më duhet të jem e kujdesshme dhe të mos lodhem shumë, ka shpejguar më tej Jessie./Indeksonline/.