Vesh qenin si Lady Gaga

Një artiste në Los Angelos, Lara Jo Regan , 47, ka realizuar një kalendar të titulluar “Lady Z Gaga” model i të cilit është qeni i saj Max, 7 vjeçar.
Artistja ka ironizuar me veshje të ndryshme të këngëtares, Lady Gaga të cilat i ka rikonstruktuar për qenin e saj, në setin fotografik për këtë kalendar.
“Jam munduar t’a imagjinoj se si do të dukej Lady Gaga po të ishte një qenushe e vjetër qimedredhur”, ka thënë artistja.
Përndryshe, Lady Gaga është kritikuar shpesherë për veshjet që ka përzgjedhur për tu paraqitur në publik apo koncerte të ndryshme./Indeksonline/