E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Mbeta jashtë finales, se nuk dita të bëj pazarllëqe”

U komentua shumë fakti që Zajmina Vasjari nuk pati vend në finalen e festivalit Kënga Magjike. Kjo për shkak se zakonisht këngët që pëlqehen nga publiku shkojnë automatikisht në finale, por ky nuk ishte rasti i këngës “Do pi” edhe pse ajo u pëlqye mjaft shumë. 

Arsye për këtë gjë, sipas Zajminës është paaftësia e saj për të bërë pazarllëqe.

"Nuk me pelqen te bej pazare dhe per pasoje, kete vit mbeta jashte finales", ka treguar Zajmina arsyet e saj.

Në këtë festival siç dihet këngëtarët e votojnë njëri tjetrin dhe pasi që shumë nga ta janë miqë apo armiqë mes vete, ata janë mjaft të bezdisur për të votuar në këtë mënyrë dhe fatkeqësisht aleancat mes tyre luajnë rol të rëndësishëm në grumbullimin e pikave, duke shkaktuar pastaj pakënaqësi që zakonisht shprehen në periudhën e pas festivalit.

Por, Zajmina si ngushëllim e ka faktin që kënga e saj është e pëlqyer nga publiku dhe performanca e saj do të mbahet mend. Tani këngëtarja po punon në një këngë tjetër që do të vije me videoklip, së shpejti. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›