E Shtunë, 31 Tetor 2026

Më 15 mars i rruan flokët për bamirësi

Kanë mbetur edhe pak javë deri në momentin kur këngëtarja, Jessie J do ti rruaj flokët e saja për bamirësi.

Këtë gjë ajo e pat bërë të ditur muaj me parë ndërkaq, tani, është zbuluar edhe data kur ajo do ta ndërmarrë këtë vendim.
Më 15 mars, Jessie do ti rruaj flokët e saja në transmetim të drejtpërdrejt në televizion në një ngjarje që organizohet vjet për vjet nga ‘Red Nose Day’ ku të famshmit ndihmojnë për ngritjen e fondeve për bamirësi.

“Po, do ti rruaj flokët. Nuk e mohoj, jam paska nervoze. Së bashku do të ndihmojmë sepse ne jemi në një mision për të fituar sa më shumë para që është e mundur. Kështu që, ejani, ta bëjmë këtë”, ka thënë Jessie./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›