E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ja se si ministri Prifti bashkëpunoi me OSSH për grabitjen në faturat e Dhjetorit 2009

OSSH kërkoi ngritje çmimi në datë 18 dhjetor, Prifti e miratoi në 22 dhjetor

Loja abuzive për rritjen e energjisë elektrike në mënyrë të dhunshme e me pazar të pisët prej OSSH dhe Ministrisë së Energjetikës, pa tërhequr mendimin e palës kontraktore, që në rastin konkret është konsumatori, u finalizua me skandalin financiar të zbatimit të kësaj rritjeje që prej datës 1 dhjetor 2009, megjithëse sipas vendimit, tarifa e rritjes duhej të

niste në 1 janar 2010. Futja në zbatim e faturës në mënyrë të dhunshme e hajdutçe prej OSSH-së së çekut dhe ministrisë së Priftit është një vjedhje e hapur, duke i zhvatur shqiptarëve miliona euro. U desh denoncimi në vazhdimësi i bërë me fakte prej gazetës SOT, që ministri i Energjetikës Dritan Prifti, të detyrohej e të deklaronte publikisht, se nuk dinte asgjë për këtë abuzim dhe se kishte ngritur një komision verifikimi për rastet e ankesave që kanë konsumatorët shqiptarë në lidhje me faturat e energjisë elektrike. Shtrohet pyetja: Vërtetë nuk ka ditur asgjë ministri Prifti, ndërkohë që drejton ministrinë e cila është bashkëpronare me OSSH?! Po ata të bordit të OSSH, nuk dinë asgjë për futjen në veprim të faturave? Po ERE (Enti Rregullator i Energjisë) edhe ky institucion kontrollues nuk di asgjë?

Shkresa e fshehtë e ministrit Prifti: Rritja të nisë nga Dhjetori
Kur foli përpara shqiptarëve, se ishte shumë i prekur nga zbatimi i padrejtë i rritjes së çmimit të energjisë 1 muaj përpara afatit të përcaktuar në ligj dhe në vendimin e ERE (Enti Rregullator i Energjisë), ministri Prifti nuk rrëfeu të vërtetën e këtij skandali, me objekt vjedhjen e paramenduar e kolektive të shqiptarëve, duke u zhvatur miliarda lekë familjeve dhe bizneseve. Sipas burimeve nga Ministria e Energjetikës dhe Bordi i OSSH, në kasafortën private të Priftit, ekziston një shkresë miratuese me nr. Protokolli extra e datës 22 dhjetor 2009 e cila lejon aplikimin e faturave me rritje çmimi që prej datës 1 dhjetor 2009. Kjo shkresë anti-ligjore është kthyer si përgjigje miratuese ndaj kërkesës së OSSH, me nr. Protokolli 158/1, datë 18 dhjetor 2009, sipas të cilës, për shkak të disa investimeve emergjente që duheshin bërë në rrjetin e shpërndarjes për të përballuar defektet e stinës së dimrit, kërkohej të niste zbatimi i rritjes së çmimit të energjisë elektrike, që nga data 1 dhjetor 2009. Mjaftoi ky pazar skandaloz mes palëve ministri Prifti dhe bosi çek, që OSSH të hidhte faturat vjedhëse nën dyert e konsumatorëve familjarë e të bizneseve. Këtë vjedhje, ministri Prifti ndoshta nuk e ka fuqinë ta pranojë nën emrin e institucionit që drejton, por smund të shmangë e ta mohojë dot, si bashkëpronare që ministria është me OSSH, në masën 25%. Pra, si bashkëpronare, ministria e drejtuar prej Priftit e di këtë operacion zhvatës sepse e ka miratuar, por edhe sepse prej atyre faturave po vjel (vjedh) shumat anti-ligjore. Kuptohet qartë, që shkresa miratuese e Priftit, me të cilën ai ka bekuar OSSH për të realizuar këtë vjedhje, nuk është lajthitje e ministrit, por veprim i paramenduar i bërë në bashkëpunim me pronarin çek të OSSH. Dhe ky nuk është pazari i parë mes Priftit dhe pronarit kontrollues të OSSH në lidhje me energjinë elektrike. Kujtojmë, që po me shkresa të fshehta e takime zyrash të mbyllura, ministri Prifti pranoi dhe miratoi rritjen e energjisë elektrike edhe pse publikisht, deklaronte se nuk jemi dakord. Por që më pas, OSSH publikoi dhe shkresën miratuese të firmosur prej ministrit Prifti. Ne jemi të bindur, që edhe shkresën e miratimit të vjedhjes së energjisë me faturat e muajit dhjetor, ministri do ta mohojë, por OSSH, kur të gjendet përballë presionit për të kthyer shumat e vjedhura dhe kur të shkojë përpara drejtësisë, për të shpëtuar lëkurën, do të publikojë shkresën bekuese të Priftit.


Sahatët, kuti hajdute që nuk lejohet të hapen
Edhe pse sahatët janë mjeti me të cilin ballafaqohet OSSH me konsumatorët, ato janë nën kontrollin e plotë e të dhunshëm të OSSH, duke mos lejuar të kontrollohet masa e energjisë së konsumuar. Punonjësit e OSSH, sipas një urdhri të drejtuesve të kompanisë, kanë bllokuar kutitë e sahatëve, duke mos lejuar asnjë konsumator të shikojë se sa energji ka harxhuar. Skandali me kutitë e vjedhjes së energjisë elektrike, të cilat nuk hapen, po vazhdon për faktin sepse brenda tyre OSSH mban të fshehur vjedhjen që u bën qytetarëve me faturat, të cilat plotësohen prej faturistëve në zyra, sipas shifrave që ata mendojnë e jo sipas konsumit real që ndodhet në numëratorët e tyre tregues. Në shumë blloqe banimi në Tiranë e në rrethe, ka patur deri edhe konflikte fizike me faturistët, në zbatim të së drejtës për të kontrolluar sasinë e harxhuar në prezencë të konsumatorit. Këtë të drejtë ligjore, madje kontratore, OSSH vijon ta cënojë edhe duke hartuar fatura abuzive, me shtim të sasisë së harxhuar, ose me fatura afrofe. Në kontratën e blerjes së OSSH, pronari çek ka nënshkruar detyrimin, që brenda muajit dhjetor 2009, të kishte pajisur të gjithë konsumatorët me matës energjie. Deri tani, ky proces është realizuar në masën 12% në Tiranë dhe 26% në rrethe. Kur OSSH ka privatizuar sistemin e shpërndarjes, ka marrë në pronësi edhe sasinë e nevojshme të sahatëve matës, me të cilët kompletohen gjithë konsumatorët. Por nuk i instalon qëllimisht edhe pse qytetarët kërkojnë të pajisen me to, duke vazhduar lojën zhvatëse me faturat afrofe. Për rrjedhojë konsumatorëve, sidomos atyre familjarë, faturat u shkojnë jo me atë çmim dhe sasi energjie që duhet, por aq sa i duhet OSSH për të mbushur llogarinë e saj private, duke zhvatur qytetarët. Punonjësit e OSSH, shkojnë nëpër pallate kontrollojnë sahatët pa prezencën e qytetarëve, i kyçin ato dhe pas disa ditësh, hedhin faturat si trakte nëpër hyrjet dhe shkallët e pallateve. Në këtë aksion zhvatës të nisur prej OSSH dhe të lejuar prej ministrisë së Energjetikës, sahatët vazhdojnë të jenë në përdorim si matës, duke mos qenë të maturuar nga qendra kontrolluese e kolauduese e specializuar.


Zhvaten 1 milion e 258 mijë familje, 2300 shërbime dhe 113 mijë biznese
Realiteti i këtij skandali që e ka emrin vjedhje zyrtare në bashkëpunim, nuk është aq e thjeshtë dhe ashtu siç e paraqet ministri Prifti, i cili deklaroi se mund të ketë raste, që fatura me rritjen e parakohshme ka nisur për llogarinë e muajit dhjetor. Vjedhja e dhjetorit prej OSSH është bërë në mënyrë kolektive, pra e kanë pësuar të gjithë shqiptarët, konsumatorë familjarë e ata të biznesit. Këtë e faktojnë faturat që po kundërshtohen dhe po paguhen nga të gjithë familjet në mënyrë të detyruar. Sepse edhe pse OSSH i ka vjedhur, nëse fatura nuk paguhet në kohë ka kamatë-vonesë dhe ndërprerje të energjisë. Pra, hajduti edhe të vjedh edhe të kërcënon e të ndëshkon. Të vetmit që nuk u ka shkuar fatura me rritjen e dhjetorit janë institucionet e larta të shtetit, konkretisht ministrive, kryeministrisë, parlamentit etj. Sipas faturave që ka lëshuar OSSH e që kanë dhe vulën e ministrisë së Priftit për të filluar që nga 1 dhjetori 2009 me rritje, nga ky aksion i paturpshëm e banditesk, janë zhvatur të 1 milion e 258 mijë familjet shqiptare, ndërkohë që 895 mijë familje të cilat kanë tejkaluar kuotën 300 kilovatë e kanë paguar pjesën e shtuar me 13.5 lekë kilovatin, ndërsa pjesa tjetër me 7.7 lekë kilovatin. Këtyre u ka shkuar fatura me kuotën e rritur të çmimit të energjisë që në muajin dhjetor. Sasia e faturuar në mënyrë hajdutçe, ka një vlerë jo të vogël financiare për familjet, veçanërisht për ato që kanë të ardhura pensionistësh, invalidësh, ndihmash ekonomike, asistenca e papunësi. Në Shqipëri janë afro 131 mijë familje me ndihmë ekonomike, 150 mijë familje pa të ardhura, 580 mijë pensionistë dhe afro 100 mijë invalidë. Këtyre hallexhinjve, OSSH u ka zhvatur me faturë vjedhëse edhe ato pak qindarka që u jep sistemi lëmoshë i pagave e i pensioneve, apo që fëmijët e këtyre familje i lypin e i nxjerrin me punë lodhëse rrugëve, për të mbajtur shpirtin gjallë. Po kështu, viktima janë dhe 2300 shërbime publike,

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›