Ja se si regjimi i kohës censuroi filmin Skënderbeu

Copëza kujtimesh dhe shënimesh nga Gjovalin Luka, një ndër ideatorët e filmi
Një hap i mbarë, për ta futur realizimin e këtij filmi në një rrjedhë konkrete, filloi aty nga viti 1952, kur tashmë kishte marrë një formë të parë një lloj skicë-skenari. Për këtë skenar zyrtarisht nga pala sovjetike ishte përzgjedhur specialisti Mikhail Papava. Ky me ndërmjetësinë e Shoqërisë për Lidhje Kulturore Shqipëri-BRSS dhe të ngarkuarve kulturorë të ambasadës sovjetike, përveç disa literaturave modeste që i kishte siguruar nga bibliotekat e Moskës dhe Leningradit, kërkoi dhe mblodhi mjaft literatura e materiale nga fondi i bibliotekave të Tiranës dhe Shkodrës.Ky ishte një kontribut mjaft i madh që dhanë intelektualët shqiptarë, ndër ta edhe babai im. Puna më intensive për realizimin, xhirimin dhe përfundimin e këtij filmi u zhvillua intensivisht përgjatë vitit 1953. Regjisori sovjetik Sergiei Jutkjeviç, u kishte vënë syrin për studime edhe mjaft talenteve pionierë aso kohe.
Skenaristi rus dhe ideatori Gjovalin Luka
Një ditë, skenaristi i filmit pyeti:
-Si ka mundësi që ky heroi juaj, i njohur në të gjithë Evropën, nuk ka asnjë lloj gjurme se ku ka qenë varri i tij dhe gjatë shekullit të XX, shteti i juaj nuk i ka ngritur asnjë lloj mauzoleumi?! E kam pasur një ide dhe do të kisha dëshiruar ta kisha filluar filmin nga ish vend-varrimi i tij?
-Shoku Papava, për tiu përgjigjur kësaj pyetje të papritur dhe kaq serioze tuajën, më duhet njëfarë kohe nja katër-pesë ditë.
-Po mirë, jam dakord, që të më ktheni një përgjigje, pas disa ditësh.
Mbasi e rilexoi me shumë vëmendje Historinë e Fan Nolit të vitit 1921 dhe mbasi kishte pyetur dhe kishte marrë edhe nja dy fletë me shënime nga prof. I. Zamputi, nga prof. H. Ceka dhe nga prof. O. Myderrizi, kur erdhi dita e takimit, Gjovalini i ktheu përgjigjen dhe u zhvillua pak a shumë bisedimi kështu:
-Shoku Papava, historianët tonë thonë se, me pushtimin e qytetit të Lezhës, ku ekspeditën e udhëhiqte vetë Sulltan Mehmeti II Fatihu, jeniçerët turq me orientimin dhe dijeninë e tij, ia hapën Skënderbeut varrin në qytetin e Lezhës, aty rreth vitit 1478. Ky akt, që sigurisht në dukjen e parë do të kuptohej si poshtërim, në realitet është interpretuar nga disa historianë, jo si veprim për ta diskredituar e për ta pastruar si vend shejtani, por për ti shprehur nderimin dhe admirimin e tyre. Prof. Zamputi, do tju sigurojë juve një bibliografi të autorëve që janë marrë me temën e varrit të Skënderbeut.
-Aaa, me gjithë këtë, si mund të ishte zhdukur vend-varrimi pa asnjë lloj gjurme, në një qendër me një vazhdimësi banimi dhe kaq të vogël? Askush në popull e nëpër shërbyesit e atyre objekteve fetare aty nuk ka asnjë lloj dijenie?! Është i sigurte ky raportim? Jashtëzakonisht e çuditshme, e pabesueshme! Që tia kenë zhdukur turqit për hakmarrje armiqësie, këtë e pranoj dhe e konceptoj, por edhe për ta nderuar si shenjtor, siç po thoni, edhe pa asnjë gjurmë ish varri, këtë nuk e konceptoj dot!
-Shoku Papava, me sa kam lexuar e po lexoj unë, kështu e ka shkruar historiani Fan Noli dhe juve mjaft pjesë të përkthyera të tijat i keni konsultuar. Nuk besoj se duhet të merremi ne edhe me hetimet edhe me eksplorimet arkeologjike, në këtë moment. Ky tregim dhe kjo ngjarje është bazuar te Historia që ka shkruar vetë Marin Barleti në fillim të shek XVI, i cili aty nuk ka qenë vetë dëshmitar, por ashtu ia kanë treguar të tjerët. M. Barleti, shkruante aty se Skënderbeu u varros në Lezhë, në kishën katolike më të madhe të Shën Kollit. Por, përderisa nuk ka ardhur orientimi nga lart, për hetime dhe gërmime arkeologjike, çmund të bëjmë ne, për ta gjetur se ku ka qenë ish varri?
-Ju dëshironi tju sigurojmë edhe një fletë, për këtë temë se si e tregonte konkretisht Barleti?
-Jo, nuk besoj se ka më nevojë. Mua më duhej një gjurmë, një diçka ku ta filloja filmin, por kur ska, nuk ka, kështu ishte fati.
-Aktualisht, me sa di F. Noli ka botuar edhe një botim të ri anglisht në vitin 1947. Nuk e di nëse ky libër ka mbërritur në Shqipëri, por e di se nuk është përkthyer në gjuhën shqipe. Ndoshta mund të ketë edhe atje diçka për këtë interesin tuaj
-Po si mund ta siguroj unë këtë libër të ri?
-Besoj se duhet të komunikoni me shokun Shuteriqi, diçka kam dëgjuar nga ai. Shoku Papava, ju nuk duhet të mi shkarkoni mua të gjitha kërkesat dhe dilemat tuaja, sepse nuk mund tju ndjek në të gjitha hollësitë, përveçse jam i mbingarkuar me gjithfarë lloje detyrash. Urdhëroni po të dëshironi ju, unë mund tju ndërmjetësoj të shkoni tek shoku Enver.
-Edhe, ndërkaq pala juaj kërkon tju bëjmë një film të përmasave gjigande, ku skenarin tim mund ta bëjnë shoshë më mbrapa? Po si e doni juve heroin, Luftëtarin e madh të Albanisë, Mbrojtësin e Krishterimit dhe Evropës?! Heroi juaj është hero kampion i qytetërimit rilindës evropian, është heroi nacional i qytetërimit tuaj apo kampioni e idhulli i mercenarëve jeniçerë turq?! Po, po besoj se ju keni të drejtë, një dredhi turke duhet të ketë qenë. Mirëpo, përsëri nuk jam i qartë: po të ishte ashtu aq i madh nderimi e adhurimi, siç e paska përshkruar Barleti, atëherë përse turqit dhe Mehmeti II, nuk i ngritën një tyrbe madhështore në Lezhë?! Ku është kjo tyrbe?! A e kupton ti se në çfarë kontradikte vihem unë?! Këta ekspertët e mi, më tregojnë se Skënderbeut i ishte akorduar titulli Atlet i Krishtit qysh herët, se e përdorte, këtë titull mburrës edhe në letrat që ia dërgonte Mehmetit II, ndërsa po më del tashti se turqit dhe myslimanët na e paskan kthyer edhe si një Shenjtor-Evlija!
-Të lutem shumë, shoku Gjovalin, ma bëj këtë nder, sqarojeni mirë se mos na del edhe Skënderbeu, me ndonjë lloj tyrbeje pa kufomë, si ajo e Ballban Pashë Baderës, ku më kanë shoqëruar shoku Dhimitër Shuteriqi dhe shoku Zihni Sako.
-Nuk ka asnjë dyshim, rrini fare i qetë, shoku Papava, as nuk bëhet fjalë për një krahasim të tillë, sepse Ballaban Pashë Baderën të gjithë e njohin për renegat, kushedi se si mund të jeni ngatërruar dhe e keni keqkuptuar nga grada e tij më e lartë si Pasha...
Autoritetet tona, me në krye E. Hoxhën dhe kallam-kusurin e të rëndëve të Byrosë Politike, hiqeshin medemek si antiturqit më të mëdhenj në botë, flisnin bilbila a thua se populli e kishte Skënderbeun në gojë ditë e natë. Ndërkaq në terrenin popullor, vetë sovjetikët po konstatonin për habinë e tyre një lloj realiteti tjetër, sa ata as mundeshin ti jepnin shpjegim kësaj kontradikte.
Nisur nga dyshimet dhe i fryrë nga ky këndvështrim, sapo takoi Gjovalinin, në prezencën e Jutkjeviçit, Papava filloi si dhelpër:
-Shoku Gjovalin, ju kam ngarkuar një sqarim të vogël. A thua edhe Skënderbeun e kanë harruar dhe e kanë çtjetërsuar me një tyrbe pa kufomë, dhe me folklor të pambledhur si ajo puna e folklorit të Ballaban Pashë Baderës në Shqipërinë e Mesme?
-Po ne sikur e sqaruam këtë argument! Shoku Papava, ju harroni se vendi e populli ynë kanë qenë të pushtuar? Populli jonë, mysliman e kristian nuk e ka aspak zakon të prishë varret. Nuk besoj se skenari i filmit tuaj ka nevojë për tërë çikërrimat e labirintet, pavarësisht se diçka duhet parë se çfarë ka ndodhur andej nga fundi i jetës dhe i tragjedisë së Skënderbeut.
-Shoku Gjovalin, duhet tju informoj se shoku Jutkjeviç, ka bërë një zbulim. Ai thotë se orientalët e kanë një mënyrë shumë specifike, për nderimin e kundërshtarëve. Duket se ajo puna e asgjësimit të varrit për nderimin e Skënderbeut, pastaj edhe ajo mbyllja në një xhami, na paska qenë pak a shumë si ajo çështja e nderimit dhe e respektimit të profetit Isa, d.m.th Jezu Krishtit, në Kuran! Shoku Jutkjeviç thotë se, në Vëllimin VI, të Arkivit Marks-Engels në Moskë edhe nëpër disa shkrime të Marksit pohohet se Jeniçerët e shpallën mbas vdekjes Skënderbeun/ Iskenderin të shenjtë. Shoku Jukjeviç mendon se Skënderbeun turqit e kanë nderuar dhe barazuar me Iskenderin-Aleksandrin e Madh, dhe se ky ka qenë edhe në Kuranin e Shenjtë.
-Unë mendoj përsëri se këto çështje, ju të dy duhet ti diskutoni më veçanërisht me shokun Enver me të cilin takoheni shpes