Banorët e zhvendosur nga Kukësi në Durrës kërkojnë ligjërimin e pronave

Protestë para Prefekturës
Dhjetëra banorë të zhvendosur nga Kukësi në Sektorin Rinia Durrës pas vitit 1994, kanë protestuar paraditen e djeshme për ligjërimin e tokës ku ata jetojnë aktualisht. Ata kërcënuan me bllokimin e aksit rrugor Durrës-Kukës, nëse kjo kërkesë nuk do tiu plotësohet sa më parë nga qeveria. Në qarkun e Kukësit kanë përfituar të drejtën për të marrë tokë në bregdetin e Durrësit 400 familje, tokat e të cilëve janë përmbytur nga hidrocentrali i Fierzës. 400 familje nga Kukësi, Hasi, Shënmria, Tropoja dhe Puka kanë përfituar nga 1800 m2 tokë si familje në bazë të Vendimit të Këshillit të Ministrave numër 306, në vitin 1994. Sipërfaqja në fjalë është ofruar në perëndim të Durrësit, në fshatin Adriatik të komunës Katund i Ri. Por, sot e kësaj dite banorët jetojnë me frikën se nga momenti në moment mund të përfundojnë në rrugë, pasi nuk gëzojnë të drejtën e pronësisë dhe kërkesave të tyre të herëpashershme askush nuk iu është përgjigjur. Hipoteka nuk i ka pajisur ata ende me certifikatën e pronësisë që duhet të marrin në bazë të vendimit të qeverisë. Për këtë arsye, banorët janë hedhur në proteste para prefekturës, duke i kërkuar kryeministrit Berisha, të ligjërojë pronat që u ka dhënë sipas ligjit me të cilin janë shpërngulur. Banorët kanë protestuar përreth tre orë qetësisht, ndërkohë që në momente të caktuara ka patur edhe disa acarime me policinë e Durrësit. Një pjesë e sipërfaqes së tokës, të cilët banorët kërkojnë pronësinë, është menduar të shfrytëzohet për ndërtimin e parkut energjetik, ndërsa banorët do të shpronësohen nga qeveria me çmimin e tregut. Banorët e këtij fshati jetojnë në kushte të vështira ekonomike dhe afro 80 për qind e tyre jetojnë në varfëri të skajshme. Infrastruktura rrugore mbetet një problem madhor. Banorët, në protestën e tyre kanë ngritur edhe akuza të ashpra në drejtim të autoriteteve dhe hipotekës, duke u shprehur se shumë sipërfaqe toke është marrë në pronësi nga emra që i përkasin njerëzve të vdekur. Ata janë shprehur se ka rreth 180 persona të vdekur që kanë marrë tokë në mënyrë të paligjshme dhe më pas e kanë shitur atë për persona të tretë. Një gjë e tillë është bërë nga persona që nuk jetojnë në territorin e komunës Katund i Ri. Kryetari i komunës, Hil Priska, në kohën që kanë ardhur të shpërngulurit e parë ka qenë kryetar komisioni për ndarjen e tokës dhe kjo ka qenë arsyeja që ai ka ardhur së bashku me protestuesit për të takuar prefektin. Dhënia e tapive është ndërprerë pas viteve 1997, 1998 dhe të gjithë familjet që kanë ardhur pas kësaj periudhë nuk kanë tokë të regjistruar në hipotekë.