E Diel, 1 Nëntor 2026

NATO nuk do lejojë dhunë në Kosovë

KFOR-i dhe EULEX-i nuk do të lejojnë dhunën në Kosovë. Kështu është shprehur Komandanti i krahut jugor të NATO-s,admirali, Mark Ficxherald. Sipas tij KFOR-i do të vazhdojë të ofrojë siguri në mënyrë që institucionet efikase qeveritare të mund të jenë në shërbim të të gjtihë njerëzve në Kosovë,", ka thënë admirali Ficxherald gjatë një vizite në Kosovë, ka bërë të ditur KFOR-i. Ficxherld ka theksuar se "viti 2009, në 60 vjetorin e NATO-s do të mbahet në mend për përparimin e bërë dhe si vit i rëndësishëm për Kosovën".Komandanti i krahut jugor të NATO-s, admirali, Mark Ficxherald është takuar në Prishtinë me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Fehmi Mujota, me kryetarin e Aleancës për Ardhëmrinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe me shefin e Zyrës Civile Ndërkombëtare, Piter Feith.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›