E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topolanek,kundër planeve të Obamës

Kryeministri çek, që vazhdon të mbajë momentalisht presidencën e Bashkimit Evropian kritikoi planet për rimëkëmbjen ekonomike të presidentit amerikan Barak Obama, duke i quajtur "rrugë drejt ferrit." Mirek Topolanek tha se SHBA do të duhet të marrin hua aq shumë para për planin e tyre stimulues dhe shpëtimin e bankave, saqë rrjedha e fondeve në tregjet financiare do të vihet në rrezik. Në një fjalim në Parlamentin Evropian në Strasburg, Topolanek akuzoi gjithashtu administratën Obama për proteksionizëm, duke iu referuar politikave për blerjen e produkteve amerikane në paketën stimuluese. Sipas Topolanek, Bashkimi Evropian ka patur sukses në të kaluarën, duke refuzuar të ndjekë masa të tilla.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›