Klinton vazhdon vizitën në Meksikë

Sekretarja amerikane Shtetit Hillari Klinton vazhdon edhe sot vizitën në Meksikë, ku sot po viziton qytetin industrial të Montrrey-it. Zonja Klinton u shpreh dje se Washingtoni do ta mbështesë Meksikën në luftën kundër karteleve të drogës dhe se SHBA ndajnë përgjegjësinë për dhunën që la lidhje me drogën, për shkak të asaj që ajo e quajti kërkesë "e pangopur" për droga të paligjshme. Sekretarja Klinton i bëri këto komente dje në qytetin e Meksikos, ku ajo u takua me Presidentin Felipe Kalderon, me të cilin zhvilloi bisedime të nivelit të lartë, lidhur me mënyrën se si duhet të luftohen kartelet e fuqishme të drogës në Meksikë, si dhe kundër rritjes së madhe të dhunës në kufirin e përbashkët.