Rama ndez fadromën: Bregdeti si Lana, do të prishen të gjitha ndërtimet pa leje
Vlorë- Atë që pati premtuar gjatë takimeve elektorale në qarkun e Vlorës, Rama po përgatitet ta bëjë realitet. Dy muaj para se të marrë zyrtarisht pushtetin, ai paralajmëroi një stuhi shkatërrimesh të ndërtimeve pa leje në të gjithë zonën bregdetare.
Ne vijen bregdetare te Shqiperise do bejme çka beme me Lanen ne Tirane! Pas kater vjetesh ndertimi pa leje ne breg do jete nje enderr e keqe. Mesazhi eshte i qarte: Kush nderton pa leje apo ne shkelje te lejes ne bregdet, duhet te ndalet sepse pa asnje dyshim po i con parate ne det!” - shkruan Rama në rrjetin e tij social Twitter.
Këto komente Rama i beri gjatë një takimi me drejtuesit e pushtetit vendor në qytetin e Vlorës, ku u diskutua për një konkurs ndërkombëtar për planin e zhvillimit të bregdetit. Pas këtij takimi, Rama shkroi në Twitter: “Me vendoret e Vlerës per konkursin nderkombetar per planin e zhvillimit te qarkut dhe aksionin e prishjeve te ndertimeve pa leje ne bregdet.
Paralajmërimin më të fortë për këtë çështje, Rama e kishte bërë gjatë një takimi me banorë në Orikum ku tha se do t’i jepet fund kioskëzimit të bregdetit dhe kaosit të ndërtimeve pa leje që e kanë shkatërruar perspektiven e turizmit. Ne do ta bëjmë detin që ti shërbëjë ekonomisë tha Rama, pasi jemi të vetmit njerëz në Mesdhe që jetojmë mes detit e jemi të varfër”,- tha ai.
◄ Back
Next ►
Picture 1 of 5