Berisha: Shpifjeve tu përgjigjemi me vepra
Kryeministri i vendit Sali Berisha ka inspektuar punimet për ndërtimin e tunelit të rrugës që do të lidhë Tiranën me Elbasanin. Kreu i mazhorancës duke bërë të ditur se opozita nuk votoi për realizimin e kësaj rruge u shpreh se në parlament është diskutuar për orë të tëra për të bindur deputetët e opozitës.
Le ti përgjigjemi trillimeve dhe shpifjeve vetëm dhe vetëm me vepra, u shpreh Berisha. Kur miratuam vendimin për realizimin e rrugës kemi diskutuar në parlament deri në 5 të mëngjesit. Deputetët e majtë në mënyrë të papërgjegjshëm e njësuan këtë gjë me Berishën por kjo vepër është e të gjithë shqiptarëve, shtoi ai.
Kreu i qeverisë duke folur për situatën ekonomike që po kalon vendi, nënvizoi se pavarësisht asaj që po ndodh me vendet evropian të cilat po marrin masa për shkrime në buxhet ai siguroi se qeveria u qëndron premtimeve.
Shqipëria sot është në rindërtim dhe nuk mund të injorohet se kohët ekonomike evropiane janë të vështira, ato pasqyrohen edhe në Shqipëria por asgjë nuk mund të lëkundë vullnetin tonë për të vazhduar investimet, tha ai nga Elbasani.
Deri më tani është realizuar ndërtimi i 1 kilometër gjatësi e tunelit.