Ja si ka qenë viti i parë i gjeneralit David Petraeus në CIA
Drejtori i CIA-s David Petraeus foli për herë të parë me 19 prill, në një darkë përkujtimore për zyrtarët e agjencive të vrarë në krye te detyrës. Ai paraqiti vlerësimet dhe nderimet e tij në kujtim të heronjve të agjencisë. Menjëherë pas tij Leon Panetta, paraardhësi i tij në CIA dhe i ftuari i nderit i kësaj mbrëmjeje, mbajti një fjalim të zjarrtë e emocional që solli shumë duartrokitje. I drejtpërdrejti Panetta, tani sekretar i mbrojtjes, një shembull për t’u vlerësuar, veçanërisht për një ish-gjeneral te përgjithshëm me katër yje, i cili lulëzoi për disiplinën e tij ne boten fitimprurëse te ushtrisë. Dhe në vitin e tij të parë në agjenci, tranzicioni i Petraeus, nuk ishte i lehte, pasi punonjësit e CIA e patën te vështirë për t’u përshtatur me drejtorin e tyre të ri. "Unë dëgjoj zëra" nga oficerët e nivelit te mesëm të CIA-s, thotë një zyrtar i lartë i administratës. Por Petraeus ka marre dhe vazhdon te marre vlerësime të larta nga Shtëpia e Bardhë, prandaj dhe morën vendimin ta emërojnë ne këtë post te rendesishem. Një vlerësim i Petraeus, afër fundit të vitit të tij të parë si drejtor i CIA-s, fokusohet dhe pasqyrohet mbi këto tema. Ka pasur një ndryshim te madh nga drejtimi i forcave te mëdha ushtarake të SHBA në Irak, Centcom dhe Afganistan, tek komandat me te vogla dhe ndërhyrjeve e rastit te CIA. Stafi i tij personal u tkurr nga 50 në gjashte veta. Petraeus, gjithashtu hoqi dorë si një nga profilet më të dukshme të medias në Amerikë, njeriu (ikona) në uniformë, për një punë civile nën hije, me insistimin e Obamës se shefi i zbulimit të Shtëpisë se Bardhe te qëndrojë larg vëmendjes. Ajo qe ka rëndësi është performanca, dhe këtu Petraeus merr nota të mira edhe nga kolegët e tij edhe nga administrata. Një zyrtar i lartë i CIA-s, i cili ka shërbyer nën 11 drejtorët, mendon se performanca është veçanërisht e lartë tani, për shkak se Petraeus është forca lëvizëse, e cila e nxit organizatën të prodhoje rezultate te mira, edhe me koston e irritimit te disa prej vartësve. Një shembull është edhe riorganizimi i CIA-s nga Petraeusi, i famshëm si sistemi me i keq për zhvillimin e karrierës. Në vend të një sistemi të vakët në shtëpi, ai donte diçka më të afërt me ushtrinë, pra një mënyrë te re trajnimi te ushtarakeve ne karrierë, e cila i lejoi Petraeus-it të fitoi një Ph.D. në Princeton. Menjëherë pas mbërritjes në Langley, ai vendosi për të punuar ne krijimin e një mundësie të ngjashme për liderët e ardhshëm te CIA-s. Këtë vjeshte "Dijetarët e drejtorit" për një vit radhazi do t’i drejtohen universiteteve më të mira të Ivy League. Petraeus njihet si komandanti qe nxit "idetë e mëdha". Ai sapo ka qarkulluar një ide te re për punonjësit e vet, një plan të ri strategjik që fokusohet në mënyrat sesi agjencia mund të shfrytëzojë në mënyrë sa më efikase teknologjinë e re. Kriteri kryesor për çdo drejtori te CIA-s, janë operacionet dhe ne këtë fushe janë pasqyruar edhe instinktet me prejardhje ushtarake të tij. Në Jemen, Petraeus përmirësoi koordinimin me ushtrinë në sulme te komanduara dhe operacione të tjera. CIA dhe ushtria (jo gjithmonë partnerë të mirë) kanë ndarë inteligjencën, personelin, madje edhe pajisje te renda ushtarake. Petraeus, thuhet se ka punuar shume ne Libi, duke nxitur oficeret e rastit për te bashkëpunuar me opozitën. Duke e bërë qe kjo pune te bie ne dore te John Bennett, kreut te drejtorisë së operacioneve. Një oficer i ashpër, i cili kishte planifikuar të largohej me Panetën; Bennett thuhet se është ankuar shpesh se ai herë pas here ndihet si te ishte ne një "mjedis pune armiqësor". Por Bennett ishte në gjendje ti tërheqë oficeret nga Iraku, Afganistani dhe Pakistani. Thuhet gjithashtu se Petraeus-i ka ushtruar kontroll persa i përket sulmeve te telekomanduara, në zonat fisnore të Pakistanit, duke marre disa ankesa nga Qendra e Agjencisë se Kunder-terrorizmit. Nuk është e lehtë ta bindesh Petraeus-in te heqë dore nga një projekt, por ai ka hequr dore nga ngritja e një palestre te klasës te pare me kosto 15milion $ . Ai u bind nga një zyrtar i lartë i buxhetit te agjencisë, i cili argumentoi se një palestër e tille nuk do te dukej e drejtë sidomos në një kohë të tille krize e kursimi. Petraeus, një fanatik ne kujdesin e fizikut, fitoi betejën e tij për të instaluar një biçikletë stërvitje në bordin e avionit te tij C-17. Ish-gjenerali është i pamëshirshëm në nxitjen për veprim dhe disa nga vartësit e tij janë te shqetësuar nga ky presion. Zëvendësi i tij, Michael Morell, thuhet t’i ketë paralajmëruar kolegët: "Është detyra jonë të përshtatemi me stilin e drejtorit", këshillë e mirë për një agjenci me një histori të keqe drejtoresh. Por, pse e pranoi Petraeus ketë detyre, pikërisht pas mbarimit të karrierës së tij ushtarake? Përgjigja është sugjeruar nga një koment i bere për një koleg te tij, duke konsideruar daljen e tij ne pension në vitin 2013. "Duhet të pyesni veten nëse jeni vërtet të gatshëm për një jetë jashtë arene". Ka shume mundësi qe Petraeus të ketë folur për veten. Ai nuk ishte i gatshëm të largohet nga arena dhe pasi mësoi kulturën e veçantë të CIA, ai duket gjithnjë e më të sigurt në atë që ai e quan, punën me të mirë në qeveri.
...