Rumsfeld, në ditën e Përkujtimit të Viktimave të Komunizmit, do të marrë Medaljen “Truman-Regan”
Ish-Sekretari i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld është caktuar për të marrë Medaljen e Lirisë Truman-Reagan nga Fondacioni i Memorialit i viktimave të komunizmit, i cili është ngritur në "zemër" të Washingtonit. Ai do ta marrë këtë medalje gjatë një ceremonie, ku me këtë rast pjesëmarrësit do të vendosin kurora me lule pranë Memorialit të Viktimave të Komunizmit, shumë afër Capitol Hill, më 12 qershor. Rumsfeld dhe Annette Lantos, e veja e kongresmenit Tom Lantosh - Kryetarija i Fondacionit “Lantosh” për të Drejtat e Njeriut dhe Drejtësisë, do të kryesojnë një listë të folësve përpara të ftuarve që janë nga Kongresi, por edhe nga trupi diplomatik i vendeve të huaja, akredituar në Uashington në ceremoninë që organizohet çdo vit pranë përmendores së Memorialit Viktimat e Komunizmit. Medalja e Lirisë “Truman-Regan”, vendosur nga Fondacioni i Memorialit të viktimave të komunizmit, të cilën kësaj radhe e merr ish-Sekretari i Mbrojtjes Donald Rumsfeld - është dhënë, më parë për individë të cilët janë dalluar në kundërshtimin që i kanë bërë komunizmit dhe tiranisë. Njëra prej tyre ishte Familja Lantosh, përkatësisht e veja Annette, e cila e pati pranuar këtë medalje katër vjet më parë në vitin 2008. Ajo e mori medaljen në emër të burrit, të ndjerit Kongresmen Tom Lantosh. Marrës të mëparshëm të kësaj medaljeje prestigjioze, kanë qenë edhe lideri historik polak Lech Valesa, ai çek Vaclav Havel, Elena Bonner, Papa Gjon Pali II, William F. Buckley Jr, senatori Henry "Scoop" Xhekson, senatori i ndjerë Jesse Helms, senatori Joseph Lieberman dhe Kryetari i grupit parlamentar të pakicës në Senat, Steny Hoyer. Tre folës të nderuar dhe personalitete që do të flasin në këtë ceremoni të përvitshme, mbi të keqen e komunizmit, traumat, si në të kaluarën, edhe tek e tashmja, e miliona njerëzve të përvuajtur nga komunizmi janë: Anhthu Lu, një anëtare e Bordit të viktimave të komunizmit “Memorial Foundation”, e cila u arratis prej regjimit brutal komunist të vendit të saj, si një nga pjesëtaret e të ashtuquajturës "Vietnames Boat People"; Zonja Reggie Littlejohn, themeluese dhe presidente e të Drejtave të Oraganizatës së Grave "Rights Without Frontiers", e cila ka qenë zë i fuqishëm në bërjen të njohur në të gjithë botën të gjendjes së disidentit të verbër kinez Guangcheng Chen; si dhe zoti Joseph DioGuardi, ish-kongresmeni i Nju Jorkut, ish-kandidati për në Senatin amerikan, i cili është njëkohësisht edhe President i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane.
Në fund të njoftimit theksohet se Ambasadorët dhe diplomatët nga vendet ish-komuniste, së bashku me disa nga udhëheqësit amerikanë dhe grupe të shumta përfaqësuese (të arratisur) këta nga disa prej vendeve ende komuniste si Kuba, Kina, Vietnami, Koreja e Veriut dhe Tibeti, pritet të marrin pjesë këtë vit, pra të martën në Uashington në 12 Qershor 2012. Më tej ceket se pas ceremonisë, do të bëhet edhe hapja e ekspozitës së ardhshme virtuale Gulagët e cila do të jetë për Muzeun Global për Komunizmit në internet, dhe ku do të paraqitet gjatë një dreke në Fondacionin Heritage pranë Memorialit të Viktimave të Komunizmit, me anë të fotove origjinale dhe sekuencave filmike vuajtja e madhe që kaloi kjo shtresë gjatë sundimit komunistë në Europën juglindore.