E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet procesi "Basha", gjyqtaret japin doreheqjen

Tirane- Seanca gjyqesore, e cila do te vendoste mbi ligjshmerine apo jo te komunikimit te akuzave dhe thirrjen ne Prokurorin e Pergjithshme, per Lulzim Bashen ka deshtuar. Shkak eshte bere doreheqja e dy prej gjyqtareve te ketij gjykimi, Tom Ndreca dhe Dalip Bushi, te cilet kane gjykuar ceshtjen e Armand Telitit dhe Andi Tomes nje muaj me pare. Gjyqtari Bushi gjate procesit te Tomes dhe Teliti ishte shprehur se gjykimi i ministrit Basha, eshte kompetence e Gjykates se Larte. Per kete keta te fundit kane shpjeguar se per te mos paragjykuar ceshtjen, ata jepnin doreheqjen. Pas largimit te dy anetareve te trupit te gjykimit, kryegjyqtari Pajtim Hoxha, e ka shtyre procesin per ne daten 2 shkurt. Nderkohe qe seanca e pare gjyqesore per dosjen "Durres-Kukes" do te zhvillohet ne daten 30 janar ne Gjykaten e Larte. Ministri i Jashtem, Lulzim Basha, akuzohet nga Prokuroria e Pergjithshme per "shperdorim detyre" dhe "shkelje te barazise ne tenderat" per ndertimin e rruges Rreshen-Kalimash, gjate kohes kur ai ishte minister i Transporteve. Gjate hetimeve paraprake prokuroria kishte te pandehur edhe Armand Telitin dhe Lejla Saracin, por me pas u perjashtuan nga hetimi, per mungese te provave.

Vendimi

Ministri i Jashtem Lulzim Basha nuk eshte i pandehur, madje te gjitha veprimet hetimore te ndermarra nga prokuroria jane te paligjshme. Ky vendim eshte dhene nga gjyqtarja Fatmira Hajdari nje muaj me pare, e cila argumentoi se prokuroria kishte marre ate te pandehur pas pushimit te hetimeve me vendim gjykate.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›