Ja si po ushqehen shqiponjat për të mundur gjelat francezë

/* */
Kombëtarja shqiptare është akomduar në hotel “Durrah”, në Durrës. Përveç punës së përditshme të trajnerit Josip Kuzhe, dhe seancave stërvitore, një rol jo pak më të rëndësishëm kryen edhe mjeku i ekipit, që luan edhe rolin e dietologut të ekipit.
Por, si po ushqehen lojtarët e përfaqësueses? Mjeku i ekipit Arben Çeliku tha për “Telegraf”: “Po marrin ushqimet e stinës, që do të thotë fruta, perime, mish i kuq, siç quhet dhe mishi i viçit, si dhe të i bardhë, ai i pulës. Lojtarët marrin karbohidrate, pasta, embëlsira të lehta, jo të rënda”.
Por, a kanë ndonjë preferencë të veçantë lojtarët? “Jo, në përgjithësi është një menu mesdhetare, kuzhina italiane, shqiptare, greke, ballkane. Ushqimi shtrohet si bufe, ku marrin të gjithë. Nuk mungon peshku dhe frytat e detit. Gjithsesi, pjesa më e madhe e lojtarëve tanë vijnë nga vende të ndryshme, si Italia, Gjermania, Ukraina, Azerbajxani, dhe po patën ndonjë preferencë, natyrshëm që kuzhina ua plotëson. Para ndeshjes ka drekë normale, tip i lehtë, ndërsa katër orë para ndeshjes lojtarët do të marin vaktin sportiv, lëngje, kekëra, fruta, kos me fruta”, - thekson Çeliku. Përveç Çelikut, në stafin dytësor janë dhe fizioterapisti gjerman Ahim Bulinger, si dhe masazhatorët Ylli Mihali dhe Altin Haxhia.